Presidenti Bullgar viziton Tiranën me ftesë të homologut shqiptar

Me ftesë të Presidentit të Republikës, Bamir Topi mbërrin sot në Tiranë Presidenti i Bullgarisë, Georgi Parvanov, i cili do të nisë nesër një vizitë zyrtare dy ditore, i shoqëruar nga një delegacion.
Presidentit bullgar Pavanov do të pritet sot në një takim nga Presidenti Topi, ku pas një takimi kokë më kokë mes dy autoriteteve të larta është planifikuar dhe një konferencë e përbashkët për shtyp.
Në ditën e parë të vizitës së tij në Shqipëri, presidenti bullgar do të pritet në takime nga kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama.
Ndërsa në ditën e dytë të vizitës, duke iu referuar axhendës Parvanov, në krye të delegacionit zyrtar që e shoqëron do të zhvillojë homazhe në monumentin “Nënë Shqipëri”.
Më pas do të udhëtojë drejt Beratit, ku do të takohet me kryetarin e bashkisë së këtij qyteti. Gjatë qëndrimit në Berat, presidenti bullgar do të vizitojë dhe kalanë e qytetit muze, i cili pak muaj më parë ka fituar statusin pasuri botërore e UNESKO-s.
...