E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, fillon një vizitë dyditore në Londër

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli është nisur dje për një vizitë zyrtare dy ditore në Londër, ku do të marrë pjesë si e ftuar e veçantë, në një prej ceremonive më madhështore të jetës parlamentare të Mbretërisë së Bashkuar, në seancën e jashtëzakonshme të fjalimit, të Mbretëreshës Elisabeta e Dytë. Kjo lloj procedure parlamentare në të cilën Mbretëresha e Anglisë mban një fjalim në parlamentin britanik, sipas historisë daton që në shekullin e 16. Sipas procedurës zyrtare, pas fjalimit të Mbretëreshës kalohet në debat, ku e pranishme do të jetë dhe Kryetarja e Kuvendit, nën praninë dhe të përfaqësuesve të Dhomës së Komunëve dhe Dhomës së Lordëve. Kryetarja e Kuvendit do të pritet në një takim të veçantë nga Kryetari i Dhomës së Komunëve Michael Martin, nga Nënkryetarja Silvia Hill, si dhe do të zhvillojë seance dëgjimore në Komisionin e Politikave të Jashtme, me pjesëmarrjen edhe të përfaqësuesve të Grupit parlamentar të Miqësisë, Mbretëri e Bashkuar-Shqipëri. Gjatë vizitës së saj të parë në Londër, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, është gjithashtu e ftuar speciale nga Universiteti i mirënjohur LSE (London School of Economics and Political Science), për të referuar mbi ecurinë e procesit të reformave të Shqipërisë, drejt NATO-s dhe BE-së. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›