Reshjet dhe shkarkimet deme ne rruget dhe ura
Reshjet e shiut qe vazhdojne pa nderprerje prej shume ditesh kane rritur prurjet ne lumenj dhe perrenjte malore duke shtuar erozionin si dhe duke shembur segmente te ndryshme te rrugeve rurale.
Demet me te medha raportohen ne zonen e Bushtrices dhe Grykes se Cajes ku perroi i Cajes ka demtuar nje pjese te ures se Lapave dhe nga momenti ne moment rrezikon ta shembe ate. Kjo ure lidh jo vetem zonat e thella te Kukesit por eshte edhe lidhja e vetme me Rrethin e Dibres. Ne afersi te ures se Lapave lumi ka demtuar edhe nje pjese te impiantit te inerteve qe kane instaluar aty ndertuesit e rruges Domaj-Bushtrice.
Ne zonen e permendur ka udhetuar dje edhe prefekti i Kukesit Elez Maci me nje grup specialistesh per te pare nga afer demet e shkaktuara nga prurjet e perrenjve qe kane dale nga shtrati.
Prefekti Maci duke pohuar situaten e renduar qe eshte krijuar tha gjithashtu se jane mobilizuar te gjitha kapacitetet teknike per te minimizuar demet pasi situata mbetet e rende ne te tre rrethet e qarkut vecanerisht ne Kukes dhe Tropoje.
Aktualisht kemi nje situate te renduar ku kemi te pakten tre ura te prishura per shkak te daljes se ujerave nga shtrati dhe prurjes se inerteve dhe po bejme ceshte e mundur per te minimizuar demet tha ai duke permendur uren e Lapave ne Kukes dhe dy ura ne zonat e Tropojes nje ne Valbone nje ne Selce.
Sipas prefektit Maci probleme jane krijuar edhe ne nje numer rrugesh te tjera rurale dhe kombetare si ajo Kukes-Shishtavec Bajram Curri-Fierze Krume-Kukes etj. ku shembja e skrapatave ka veshtiresuar kalimin e mjeteve dhe ku qarkullimi po ndihmohet me fadroma dhe mjete te tjera te renda.
Ne zonen e Bushtrices dhe Grykes se Cajes ka pasur edhe deme te tjera nga reshjet dhe ne oret e ardhshme keto deme mund te zgjerohen pasi reshjet vazhdojne. Keshtu raportohen te jene shembur edhe dy ura te vogla qe lidhin fshatrat ne Caje dhe Kalis si dhe shkolla 9-vjecare e fshatit Shkinak ne Lomunen e Cajes.
Nje mesues i kesaj shkolle tha se shembja kishte ndodhur gjate oreve te mengjesit pak para se te niste mesimi. Per fat mire nuk ka pasur viktima pasi shembja ndodhi para se te niste mesimi tha ai duke pershkruar treguar se ishte shembur catia dhe nje pjese e murit. Per momentin rreth 100 nxenes te kesaj shkolle mbeten pa mesim deri ne gjetjen e nje objekti tjeter apo riparimin e shkolles ekzistuese.