KESH hap portat shkarkon cdo pike uji qe te ruaje Fierzen
Tashme nuk mjafton me menaxhimi i plote qe po i ben KESH-i kaskades se lumit Drin. Reshjet e shumta te diteve te fundit ne Veri te vendit ku jane te pozicionuara hidrocentralet kryesore ne vend kane ndikuar ne fryrjen e tyre deri ne rrezikun e shembjes. Niveli i ujit ne Fierze rritet cdo dite per pasoje KESH eshte duke menaxhuar situaten permes rritjes se prodhimit te energjise ndezjes se turbinave ndersa shkarkimi i ujit ne HEC-et e tjera e me pas ne det eshte i pashmangshem.
Dje u raportua nje nivel uji i shkarkuar nga hidrocentralet ne masen e 2700 meter/kub/sek. Per te dhene sqarime rreth situates drejtori i KESH-it Engjell Zeqo doli dje ne nje konference per shtyp ku nder te tjera tha se eshte duke u punuar 24 ore pa pushim ne menyre qe situata te jete nen kontroll te plote.
Nga te dhenat e fundit qe kreu i KESH-it dispononte dje deri oret e pasdites Fierza regjistronte nje nivel uji ne 290.36 metra me prurjet rreth 1100 meter kub/sek dhe shkarkimet ne total arrinin ne 1080 meter kub/sek. Me tej niveli i Komanit eshte 170.07 metra me prurjet anesore rreth 810 meter kub/sek dhe shkarkimet 1850 meter kub/sek. Situate e rende paraqitet edhe ne hidrocentralin tjeter te Vaut te Dejes me nje nivel uji te arritur ne kuoten e 74.42 metrave kurse prurjet jane 450 meter kub/sek dhe shkarkimet 2700 meter kub/sek.
I kemi ulur gjate dites se sotme dje shkarkimet ne Vaun e Dejes pasi eshte verejtur nje renie e prurjeve. Gjithsesi atje kane nisur serish reshjet tha drejtori i pergjithshem i KESH-it. Sipas tij KESH po monitoron gjithcka minute pas minute me qellim qe trendi renes i prurjeve te reflektohet me ulje te shkarkimeve. KESH-i po ben shkarkime te detyrueshme pasi nuk mund te mbahet me uje ne kaskade tha Zeqo.
Nisur nga prurjet e medha te ujit ne HEC-e KESH eshte duke mbajtur nje nivel rekord te prodhimit te energjise elektrike qe ka arritur ne 29 milione kilovat ore. Nga keto eksportohen 11 milione kilovat ore dhe jane lidhur kontratat e eksportit per muajin dhjetor. KESH ka pasur nje nivel te larte prodhimi edhe gjate nentorit muaj ku u prodhua gjithsej 770 mije megavat ore energji.