Uji kalon uren e Bunes afrohet me centimetra ne limitin e Torovices
Oret e mbremjes e kane veshtiresuar edhe me tej situaten ne qytetin e Shkodres dhe krejt Ultesiren e Nenshkodres. Niveli i ujit u rrit ne mbremje mbi uren e Bunes ne hyrje te qytetit Shiroka u izolua teresisht nderkohe qe uji doli edhe ne rrugen e Hanit te Hotit duke veshtiresuar qarkullimin edhe ne kete zone.
Per fshatrat e Nenshkodres raportimet nga autoritetet dhe nga mediat kane qene te vaketa dje pasi praktikisht keto fshatra nuk ekzistojne me. Nga Shkodra ne Torovice dhe nga Torovica ne Velipoje gjithcka eshte mbuluar nga uji duke i hapur nje zgaver te madhe hartes se Shqiperise ku tashme veshtire se mund te dallosh se ku ndodhet liqeni ku lumenjte e ku deti.
Megjithate kjo qe shohim deri sot nuk eshte ende me e keqja. Nga te gjitha drejtimet vijne paralajmerime ogurzeza per reshje te vazhdueshme me keq akoma edhe per ulje temperaturash qe do ta veshtiresojne edhe me shume jetesen e shkodraneve qe presin tash nje vit qe te teren.
Permbytja e zgjeroi dje gjeografine e saj duke kaluar Shkodren ne drejtim te Lezhes Kurbinit Fushe-Krujes Durresit e Tiranes. Por keto permbytje jashte Shkodre jane ende te palidhura me shkarkimet e llahtarshme te ujerave ne ate zone.
Frika e Berishes dhe zyrtareve te tjere per argjinaturen e Torovices nuk eshte shuar madje eshte rritur. Dje heret ne mengjes forcat e ushtrise u vendosen pergjate argjinatures qe mban ujin e Nenshkodres larg fushave te Lezhes ne Torovice.
Zyrtaret e Shtabit te Emergjences ne Prefekturen e Shkodres njoftuan se ka nisur ngritja e argjinatures per te parandaluar kalimin e ujerave ne rrethin fqinj te Lezhes.
Dje ne mbremje uji ishte vetem 20 centimetra larg buzes se argjinatures cka do te thote se me shtimin e vazhdueshem te prurjeve ora e kalimit te barrieres nuk eshte e larget.
Nderkohe ne Shkoder njerezit nuk e shohin si fatkeqesi kalimin e barrieres se Torovices. Perkundrazi carja e kesaj argjinature shihet si i vetmi shpetim per qytetit packa se kjo do te thoshte zhvendosje dhe zgjerim i fatkeqesise.
Ajo qe po i tremb me shume shkodranet eshte nje informacion i paqarte qe qarkullon ne qytet per nje rrezik qe vjen nga ana tjeter nga malet po perseri prej ujit. Sipas zerave qe qarkullojne ujembledhesi i Shtodrit qe merr uje nga perrenjte e Malesise se Madhe dhe nga lumi Kir eshte ne prag te shperthimit. Kjo do te bente qe uji te vershonte ne anen tjeter te qytetit ne ato qe njihen si lagje katolike e qe aktualisht nuk rrezikohen nga ujerat e hidrocentraleve Bunes dhe liqenit.
Por thashethemi eshte hedhur poshte me vendosmeri dje nga kryetari i Komunes Rrethina Gjin Mardolli ku ndodhet ujembledhesi i Shtodrit. Ketu ka prurje sepse ka pasur reshje te medha por nuk shohim kurrfare rreziku e kemi situaten nen kontroll - tha kryekomunari.