Pasojat e motit te keq ndalin trenat
Hekurudha
Drejtoria e Pergjithshme e Hekurudhave njoftoi dje per nderprerjen e transportit hekurudhor ne disa zona te vendit si pasoje e permbytjeve dhe rreshqitjes se dherave.
Ne keto zona eshte demtuar traseja hekurudhore nderkohe qe po punohet per riparimin e demeve dhe per fillimin normal te punes thekson nder te tjera ne njoftimin e saj Drejtoria e Pergjithshme e Hekurudhave.
Njoftohet se rruget e hekurta jane demtuar nga permbytjet e djeshme ne zonen e Fushe-Krujes si dhe nga shkarja e dherave ne Librazhd e zona te tjera te vendit.