E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet e borës, bllokohen komunat në veri

Rikthimi i reshjeve të borës në veri të vendit ka shkaktuar izolimin e disa zonave dhe vështirësi në qarkullim. Në Dibër, mësohet se janë të bllokuara komunat Kalaja e Dodës, Trebisht e Ostren.

Gjithashtu, probleme hasen në disa akse rrugore, ku segmenti Peshkopi-Qafë Buall dhe Kukës-Peshkopi mund të kalohen vetëm me zinxhirë, ndërsa aksi Peshkopi-Librazhd vijon të jetë i bllokuar.

Në Kukës janë të bllokuara komunat Zapod, Topojan, Grykë-Cajë, Arrën e Bushtricë, ndërsa nuk mund të lëvizet në akset Kukës-Shishtavec, Kukës-Bushtricë dhe Kukës-Peshkopi.

Problematike paraqitet situata në aksin Kukës-Krumë,i cili  kalohet me vështirësi edhe me zinxhirë.

Në Tropojë mësohet se janë të bllokuara nga dëbora komunat Margegaj dhe Lekbibaj.

Përveç izolimit nga pjesa tjetër e vendit, një pjesë e fshatrave të veriut po përballen edhe me mungesën e energjisë elektrike, kjo si pasojë e avarive në rrjet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›