Gjobitet komuna e Antigoneas për mos menaxhim të mbetjeve
GJIROKASTËR- Tendencioze, spekulative dhe selektive e kanë cilësuar drejtuesit e komunës Antigone në rrethin e Gjirokastrës gjobën 1 milionë lekë për mos menaxhimin e mbetjeve urbane. Në një konferencë për shtyp, kryetari Ylli Muho është shprehur se gjoba nuk e zgjidh problemin mjedisor, por përkundrazi dëmton buxhetin e kësaj njësie të qeverisjes vendore.
Për këtë çështje komuna Antigone i është drejtuar me një letër të hapur kryeministrit, ministrit të mjedisit dhe Avokatit të Popullit. Agjensia Rajonale e Mjedisit ka gjobitur komunën e Antigoneas e cila njihet për burimet e saj të trashëgimisë kulturore, vendi i cili është një nga destinacionet turistik më të rëndësishëm në qarkun e Gjirokastrës.
Qëmtohet e vetmja komunë që drejtohet nga një socialist në rrethin e Gjirokastrës. Qëmtohet e vetmja komunë që ndoshta për vitin që sapo u mbyll shijoi bumin më të madh në këto 20 vite në turistë vendas dhe të huaj. Qëmtohet komuna që qeveris me buxhetin më të vogël në republikë, por më e suksesshmja për idetë, menaxhimin dhe politikat që ndjek, është shprehur Muho duke shtuar se në ditët në vijim kjo çështje do ti drejtohet Gjykatës.