E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza në eurozonë, Kina premton ndihmë

Kina premton ndihmë për krizën e eurozonës. Pak detaje ofrohen në lidhje me këtë situatë, por bëhet e ditur se kjo ndihmë është ofruar sot në samitin ndërmjet BE-së dhe Kinës, në Pekin.

Kryeministri kinez, Ven Jiabao, deklaroi se Kina, partner udhëheqës ekonomik i BE-së është e gatshme për të ofruar ndihmë, kjo në përpjekje për stabilizim të vendeve të Europës të goditura nga borxhet.

Presidenti i BE-së, Herman Van Rompoj, u tha reporterëve se i takon Kinës për ti marrë vendimet e veta, me qëllim që të kontribuoj në stabilitetin e eurozonës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›