E Diel, 1 Nëntor 2026

Reshjet e debores, probleme ne Llogara

Vlore-Reshjet e debores qe kane nisur dje ne lartesite mbi 700 metra, kane shkaktuar probleme ne disa akse rrugore te vendit. Ne qafen e Llogarase, reshjet ne forme debore, kane krijuar jo pak probleme ne levizjen e automjeteve. Reshjet e debores, kane nisur qe gjate oreve te vona te se shtunes dhe gjate gjithe dites se djeshme kane rene me intensitet te larte. Qarkullimi i mjeteve motorrike ka qene shume i veshtire. Per shkak te kesaj situate, ka qene e domosdoshme prania e policise rrugore per te orientuar levizjen. Nga ana e saj policia ka lajmeruar drejtuesit e automjeteve, qe cdo makine te vendose, zinxhire per te kaluar ne kete aks rrugor.
Trashesia e debores ka arritur ne dhjetra centimetra, ku jane verejtuar edhe disa rreshkitje te makinave, por pa krijuar demtime ne njerez.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›