E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keputet spiranca, rrezikohet nje anije

Durres-Moti i keq, i shoqeruar me ere te forte dhe reshje, ka shkaktuar jo pak probleme ne portet kryesore te vendit. Mengjesin e djeshem, nje anije e ankoruar ne pjesen e jashtme te portit te Durresit ka keputur spirancen dhe rrezikoi te batohet si pasoje e dallgeve ne det. Ka qene kapitaneria e portit ajo qe dha sinjalin, pas problemeve te verejtura ne anijen e transportit "Renvi 4". Spiranca qe mbante ate prej dites se djeshme eshte keputur si pasoje e lekundjeve te fuqishme shkaktuar prej dallgeve, ku forca e detit shkonte ne 7-8 balle. Menjehere jane nisur ekipet e shpetimit, qe i kane ardhur ne ndihme mjetit lundrues. Nderkohe per shkak te dallgeve te fuqishme, 3 tragete kane mbetur ne rade pa mundur te ankorohen. Probleme ka pasur edhe ne portin e Vlores ku anijet nuk kane arritur te ankorohen dhe te shkarkojne ngarkesat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›