Topalli: Gati masat per kompensim
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, vizitoi serish dje zonat e permbytura ne komunat e Shkodres. Topalli ndoqi nga afer situaten ne zonat pergjate Bunes, Murriqan dhe ne komunen Ana e Malit apo fshatra te tjera ku u takua e bisedoi me banoret dhe ndoqi nga afer vijimin e evakuimeve, shperndarjen e ushqimeve dhe medikamenteve. Ne bisedat me Kryetaren e Kuvendit, banoret falenderuan per masat e marra nga Qeveria dhe shtabi i emergjences, duke shprehur mirenjohjen se si asnjehere me pare i gjithe shteti ka qene prane tyre cdo dite. Duke siguruar banoret se po merren te gjitha masat per kompensimin e demeve, Kryetarja e Kuvendit u perseriti edhe nje here banoreve te mbetur ne Obot te largohen nga zonat e rrezikuara nderkohe qe varkat e skafet jane ne dispozicion te tyre. "Nga mbreme edhe ne Bune ka vazhduar te rritet niveli me 6 cm. Helikopteret vazhdojne te vijne ketu per te ndihmuar me ushqime me ilace, me cdo gje qe kane nevoje banoret. Shtabi vazhdon te marre masa cdo minute, cdo ore per te ndjekur situaten dhe zhvillimet e fundit edhe ne kete zone ashtu si edhe ne Murriqan, Shiroke e zonat e tjera. Jane 38 varka te vena ne dispozicion ne Dajc. Po ashtu dy skafe, makina transportuese, amfib. Besoj se situata eshte nen kontroll", u shpreh kryetarja. Pas kesaj Topalli mori pjese ne dreken e shtruar per banoret e prekur nga permbytja ne turizmin "Rozafa". Ajo i falenderoi ata per bashkepunimin ne evakuimin e familjeve te tyre te rrezikuara nga permbytjet dhe u garantoi atyre angazhimin maksimal per akomodimin sa me te mire te cdo banori te shperngulur.