E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend Zana Xhuka zgjidhet kryetare e ILDKP

Tre ligjet ishin kryefjala e sesionit të shkuar parlamentar. Por, edhe sesioni i ri parlamentar nisi serish me apelin e Kryetares se Kuvendit për miratimin e tre ligjeve, Jozefina Topalli kërkoi t’i bindë deputetet socialistë duke kujtuar se duhen vetëm pak çaste që ëndrra e Ismail Qemalit dhe e Skënderbeut te mund te behet realitet.  
Por deputeteve te Kuvendit do t’ju duhet me shume se tre sekonda për të kuptuar se cfare dine shqiptaret..
“Shqiptarët janë një popull i zgjuar, inteligjent dhe i mençur. Ata e dinë se: “Errare humanum es... – ashtu siç dhe mjaft mirë dinë dhe se –  ...perseverare autem diabolicum!”, vlerësoi Topalli. 
Ky do te jete sesioni i fundit parlamentar per nje pjese te te zgjedhurve, pasi qytetaret me 23 qershor do te kërkojnë te përfaqësohen nga deputete te tjerë. Topalli e përdori këtë si një argument bindes. 
Por, argumentat e Topallit nuk binden socialistet për te bashkuar votat me maxhorancen. Madje pak sekonda pas fjales se saj ne kuvendi votoi vetem me 70 vota pro për pasuesin e Adriatik Llallës. Ne votimin e hapur LSI votoi kundër Zana Xhukes  si kryetarja e re e ILDKP.
Kërkesa e Erion Braces per te zhvilluar nje interpelance sipas tij te kërkuar qe ne nëntor, me kryeministrin, e ngjiti ne podium kreun e qeverise, ku shprehu gatishmërinë e t’iu për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve të mazhorancës. 
Biografia e Zana Xhukës Arsimimi dhe kualifikime: 1980            Shkolla e mesme, ( medalje e artë). 1984-1988       Matematikë, Fakulteti i Shkencave Natyrore, Universiteti i Tiranës. 1993-2003       Administrim Biznes, Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Shkodrës. 9/01/-27/04/01  Executive Program in International and Security Affairs, George Marshall European Cente for Security Studies, Garmisch, Gjermani. 10/2001-07/2003 MBA- Master në Administrim Biznes, Fakulteti Ekonomik , Universiteti i Tiranës. 12/1999-03/2000 International Staff Orientation Officers Course- ISSOC-99.4, Kolegji i Mbrojtjes, Hollandë. 24/04–04/05/2006 Senior Executive seminar 06-3, The College of International and Security Studies George Marshall European Center for Security Studies, Garmisch, Gjermani. 2003            Në proces të përgatitjes së Doktoraturës me temë:“ Manaxhimi i resurseve të mbrojtjes në kuadër të integrimit Euroatlantik”.Fakulteti Ekonomik, UT Korrik 2008    Grada “ Doktor i Shkencave “ në fushën e sigurisë,  Akademia e Mbrojtjes, “ Spiro Moisiu”, KDS, Tiranë.   Punësimi Shtator 2005   Zëvendësministre e Mbrojtjes 2004-...       Pedagoge e jashtme, Departamenti i Manaxhimit, Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Tiranës. 2004-...       Pedagoge e jashtme, Departamenti i Shkencave Shoqerore, Akademia e Mbrojtjes, Tiranë. 2004-...       Shefe e Sektorit të Politikave të Mbrojtjes, Ministria e Mbrojtjes, Tiranë. 1996-2004      Pedagoge, Departamenti i Shkencave Shoqerore, Akademia e Mbrojtjes, Tiranë. 1995-1996      Kancelare, Fakulteti i Shkencave Natyrore, Universiteti i Shkodrës. 1988-1995      Mësuese matematike në Shkollen e Mesme, Shkodër. 1995-1996      Kancelare, Fakulteti i Shkencave Natyrore, Universiteti i Shkodrës. 05/96-02/2004  Pedagoge, Departamenti i Shkencave Shoqërore,  Akademia e Mbrojtjes, Tiranë. Shkurt 2004    Shefe e Sektorit të Politikave të Mbrojtjes, Ministria e Mbrojtjes, Tiranë. Shtator 2005   Zëvendësministre e Mbrojtjes, Shkurt 2004    Pedagoge e jashtme , Departamenti i Shkencave Shoqërore, Akademia e Mbrojtjes, Tiranë, Mars 2004      Pedagoge e jashtme , Departamenti i Manaxhimit, Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Tiranës,

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›