Reshjet e shiut, OSHEE: Ekipet në terren në zonat problematike

TIRANË, 29 janar /ATSH/ Vendi është përfshirë ditën e sotme nga reshje të dendura shiu në disa zona, duke sjellë për pasojë edhe probleme me furnizimin me energji elektrike.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njofton se ekipet e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) vijojnë punën me ritme të shpejta për vendosjen në funksion të rrjetit elektrik në ato zona ku janë shfaqur probleme.
OSHEE ka publikuar një foto në rrjetet sociale, teksa shihet një nga elektriçistët e Gjirokastrës duke punuar në fiderin e Lunxhërisë.
/a.f/r.e/