E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pankartat në ditën e 132 të protestës, në “shënjestër” Braçja dhe Rama: Duam të dimë ku shkuan lekët tona, jo përralla me luanë

Në ditën e 132-të të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë përcjellë mesazhet e tyre përmes pankartave, duke vënë në shënjestër kryeministrin Edi Rama dhe deputetin socialist Erion Braçe.

Njëra prej pankartave i drejtohet Braçes, me mbishkrimin: **“Me zërin kundër, me votën pro, teatri i Rilindjes”.** Mesazhi lidhet me qëndrimin e deputetit për reformën territoriale, pasi ai kishte shprehur kundërshtime ndaj saj, por më pas votoi pro.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Ndërkohë, një tjetër pankartë i drejtohet kryeministrit Edi Rama, me sloganin: **“Nuk na bëjnë përshtypje përrallat me luanë, na intereson ku shkojnë paratë tona”.**

Mesazhi vjen pas publikimit të një videoje nga Rama në rrjetet sociale, ku ai fliste për sfidat dhe zhgënjimet, ndërsa në sfond shfaqej një luan.

Pankartat janë pjesë e mesazheve të protestuesve në tubimin e përditshëm para Kryeministrisë, ku vijon të kërkohet largimi i qeverisë Rama.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›