E Diel, 1 Nëntor 2026

Pogradec, vret gjyshin e bashkëshortes, në pranga autori

Një shtetas është vrarë me armë zjarri pasditen e së premtes në Pogradec. Burime nga policia e këtij qyteti bëjnë të ditur se është qëlluar për vdekje 65 vjecari, Fatmir Muhaxhiri. Ndërkaq policia ka bërë menjëherë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar për krimin, konkretisht shtetasin Romeo Myrtezai 25 vjec, ndërsa ka sekuestruar dhe armën me të cilën ka kryer krimin. Ndërkaq uniformat blu bëjnë të ditur se të dy shtetasit ishin pjesë e komuniteti rom, ndërsa viktima ishte gjyshi i bashkëshortes së 25 vjecarit. Hetimet paraprake nga policia dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti familjar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›