E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokati i Popullit më pranë qytetarëve të Fierit

Avokati i Popullit në qytetin e Fierit

Avokati i Popullit, Igli Totozani, do të hapë një zyrë rajonale në qytetin e Fierit.

Lajmi u bë i ditur sot, kur Totozani i shte në Fier dhe inauguroi zyrën rajonale të Avokatit të Popullit.

Avokati i Popullit, Igli Totozani gjatë takimit me kryetarin e Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqo nënshkroi dhe marrëveshjen për zyrën rajonale, e cila ndodhet në ambientet e bashkisë

Zyra rajonale është pjesë e strategjisë së Avokatit të Popullit dhe e filozofisë së Avokatit të Popullit si një avokat proaktiv.

Kjo zyrë rajonale do të shërbejë si: zyrë për pritjen, orientimin dhe këshillimin e popullit, për mbledhjen e ankesave të qytetarëve, mediacion mes Avokatit të Popullit dhe Bashkisë së Fierit, monitorim të shërbimeve sociale etj.

Avokati i Popullit u takua gjatë kësaj vizite dhe me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe priti një numër të madh qytetarësh, të cilët depozituan ankesa pranë ekspertëve të Avokatit të Popullit. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›