Ushqimet që ju mbrojnë nga dielli
Ndoshta do të befasoheni kur të merrni vesh që ka ushqime që ofrojnë mbrojtje nga dielli, dhe atë nga brenda-jashtë. Faktori i cili mbron nga dielli (SPF – Sun Protection Factor) gjendet në ushqim, por si antioksidant. Bimë të ndryshme prodhojnë antioksidante për të mbrojtur veten dhe qelizat e veta nga plakja e parakohshme, dielli, nxehtësia dhe faktorët e tjerë të dëmshëm.
Kur e konsumojmë atë ushqim, një numër i madh i antioksidantëve hyn në organizmin dhe qelizat tona, duke përfshirë edhe qelizat e lëkurës. Me konsumimin e ushqimeve të caktuara, këta mbrojtës natyralë të shëndetit ruajnë shëndetin tonë dhe në mënyrë të konsiderueshme reduktojnë rrezikun nga krijimi i dëmtimeve të lëkurës.
Vetëm pse ushqimi i caktuar ofron mbrojtje nga dielli, nuk do të thotë që mund të hani nga ato ushqime dhe pastaj tërë ditën të shtriheni dhe të rrezatoheni. Gjithsesi, keni nevojë për mbrojtje shtesë. Mbani mend që dielli është shkaktari kryesor i plakjes së parakohshme të lëkurës, krijimit të kancerit dhe dëmtimit të lëkurës. Prandaj është jashtëzakonisht e rëndësishme që për lëkurën të keni kujdes nga jashtë dhe brenda.
Speci
Specat e kuq, të verdhë dhe të portokalltë, përveçse duken bukur, kanë edhe shije të shkëlqyeshme, përmbajnë pigmentet natyrore, që quhen karotenoide. Ata kanë veprim antioksidativ dhe janë burim i vitaminës A, e cila mbron qelizat e lëkurës dhe parandalon dëmtimin e lipideve të holla, të cilat i rrethojnë qelizat e lëkurës.
Kungujt e verdhë
Mund ti përgatisni në mënyra të ndryshme dhe kanë shije të shkëlqyeshme. Po ashtu përmbajnë karotenoidet, të cilat mbrojnë qelizat e lëkurës dhe mbrojnë nga rrezatimet UVA dhe UVB.
Domatet
Përmbajnë likopenë, e cila domateve u jep ngjyrën e njohur të kuqe. Likopena është e njohur për atë që ruan shëndetin e prostatës. Por, sikurse edhe kompozimet e tjera me antioksidatë, likopena po ashtu mbron qelizat nga ekspozimi në diell.
Shalqiu
Është një nga ushqimet më të njohura që konsumohen gjatë verës dhe po ashtu përmban likopenë. Është i shkëlqyeshëm për hidratimin komplet të organizmit dhe mbrojtjen e qelizave të lëkurës.
Çaji i gjelbër
Çaji i gjelbër është ushqim çudibërës me një numër të madh të përparësive për shëndet. Përmirëson shëndetin e sistemit kardiovaskular, sistemin e imunitetit, detoksikimin e trupit, ndihmon te dobësimi, mbron nga krijimi i qelizave kancerogjene, dhe po ashtu mbron nga rrezatimi UVA dhe UVB. Përbërësi i fshehtë, i cili ia mundëson të gjithë këto, është polifenoli katehin. Shumë ekspertë pohojnë që katehini duhet të jetë pjesë e pandashme e të ngrënit të përditshëm, ndërsa çajin e gjelbër mund ta pini çdo ditë dhe atë gjatë tërë ditës.
Kakao
Përmban 712 materie të ndryshme, nga të cilat shumica kanë veprim antioksidant dhe aftësinë për mbrojtjen e lëkurës. Flavonoidet, që gjenden në kakao mbrojnë zemrën dhe tërë sistemin kardiovaskular, ndërsa po ashtu është e shkëlqyer në mbrojtjen e qelizave të lëkurës.
Frutat arrore
Boronicat, manaferrat dhe thanat janë burim i shkëlqyeshëm i antocianinit, i cili redukton rrezikun nga shumë sëmundje kronike dhe degjenerative dhe ofrojnë mbrojtje të shkëlqyeshme nga rrezatimi i diellit.
Peshku i yndyrshëm
Acidet yndyrore Omega 3, që gjenden në mishin e yndyrshëm, siç janë salmoni, skumbri, trofta, tuna, sardelet dhe harenga paraqesin një pjesë shumë të rëndësishme të ushqimit të balancuar. Acidet yndyrore Omega 3 mbrojnë shëndetin e përgjithshëm të organizmit, duke përfshirë edhe qelizat e lëkurës. Acidet yndyrore Omega 3, po ashtu mund ti merrni edhe në formë të shtesave të ushqimit.
(M.A.)