E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet, mblidhet sekretariati i digave

Situata e reshjeve në zonën e Shkodërs ka sjellë mbledhjen urgjent të sekretariatit të digave. Sot në ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës specialistrët, drejtuesit dhe përgjegjësit për tre hidrocentralet Fierzë, Koman dhe Vau i Dejës janë mbdedhur për të analizuar situatën e digave në këtë kaskadë. Të dhënat falsin dhe është bërë një rezume e iformacioneve që disponohet deri në momentin e fundit e lidhur me sasinë e ujit në ujëmbledhësit, sasinë e reshjeve si dhe parashikimi i motit për ditët në vazhdim.
Të tre drejtorët e hdirocentraleve i kanë raportuar titularëve të dikasterit të ekonomisë për situatën dhe në fund janë dhënë konkluzionet përfundimtare.
Burimet thanë se aktualisht nuk ka asnjë problem në rezervuarët e të tre digave kështu puna do të vazhdojë normalisht dhe nuk është e nevojshme hapja e portave. Por ajo që është theksuar aty është që të gjithë të jenë në kontakt për të dhënë dhë marrë informacione për të krijuar një situatë sa më të sigurtë. Mbedhja e sekratariatit është mbajtur mbështetur edhe rregulloren e hidrocentraleve të mirauar në vtiti 1988.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›