Greva, Greqia hap doganat
Pas dy ditë pezullimi, administrata doganore e shtetit të Greqisë ka rifilluar punën. Shkak është bërë vendimi i gjykatës, e cila e ka cilësuar si të padrejtë pretendimin e doganierëve grekë ndaj nivelit të ri të pagave. Në mënyrë krejt të papritur, puna ka nisur dje pasdite në tria pikat doganore me Greqinë, si në Kakavijë, Tri Urat dhe Sopik. Kjo është hera e dytë brenda këtij viti që doganierët grekë ndërmarrin grevë duke pezulluar kalimin e mallrave. Pretendimet e tyre lidhen me vendimin e qeverisë “Papandreu” për të ulur pagat me 30 për qind, për shkak të krizës ekonomike. Për dy ditë më radhë, në pikat doganore në jug ishin krijuar radhë të gjata dhe kaos, duke penguar kalimin e mallrave dhe paralizuar tregtinë, ndërsa për pasagjerët ishte bërë përjashtim.
#