E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet, hapen portat e HEC-eve,rritet niveli

Reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të mbrëmjes dhe paradites kanë rritur ndjeshëm nivelin e liqeneve në kaskaden e Drinit. Gjatë një konference për shtyp drejtori i KESH Muharrem Stojku tha se janë marrë të gjitha masat duke hapur portat e portat e dy hidrocentraleve në veri të vendit dhe tha se për momentin nuk kemi asnjë përmbytje por ai nuk përjashtoi mundësine që diçka e tillë të ndodhë.
Stojku deklaroi se Korporata Elektro Energjitike Shqiptare ka hapur portat e shkarkimeve në hidrocentralin e Komanit dhe të Vau Dejës që prej datës 18 shkurt ndërkohë që nuk ka shkarkime nga hidrocentrali i Fierzës.
Sipas Stojkut vetëm ditën e premte është prodhuar maksimalisht mbi 25.4 mln kilovat orë në ditë. Sipas tij gadishmëria është maksimale dhe i gjithë personeli është nëpër objekte. Reshjet që po bien do të sjellin anomali, por edhe nëse do të kete përmbytja do të jetë e kontrolluar. Ndërkohë po sot paradite në prefekturen e Shkodrës është informuar mbledhja e Shtabit të Emergjencës, ndërsa ministri i Brendshëm Lulzim Basha ka udhëtuar drejt Shkodrës, dhe në mesditë pritet të bëjë një prononcim për shtyp.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›