E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, fasonët ndërrojnë skemë

Tregu

Kriza ekonomike detyron fasonët të kalojnë në ciklin e mbyllur të prodhimit. Ndërsa më parë e gjithë industria e fasonit që përbën zërin më të rëndësishëm të eksporteve në Shqipëri punonte me material porositës nga jashtë, kriza i ka detyruar që të mbijetojnë, duke kryer të gjithë procesin e prodhimit në vend, nga materiali që e gjejnë vetë, deri te hallka e fundit, prodhimi i gatshëm. Industria e veshjeve është zëri më i madh i eksporteve shqiptare me 48 miliardë lekë në 2009-n ose gati sa gjysma e totalit të eksporteve. Por pjesa më e madhe e këtyre parave del sërish jashtë, për shkak se prodhimet vijnë gati të gatshme dhe vlera që u shtohet këtu është minimale. Por rezultatet financiare të kësaj strategjie të re tejkalojnë edhe parashikimet më optimiste. Ekonomistët thonë se krizat nuk sjellin vetëm të këqija, sepse shpesh ato e orientojnë ekonominë drejt zgjedhjeve të reja strategjike, që nxisin zhvillimin dhe ndoshta ky është një rast i mirë që e dëshmon këtë.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›