Reshjet permbytje ne Lezhe situate problematike ne Gajush

LEZH - Ne 24 oret e fundit reshjet ne territorin e Qarkut te Lezhes kane rene ne menyre te vazhdueshme por jo me itensitet te larte. Sipas specialistit te Emergjencave Civile prane Prefektures se Lezhes Ndrek Mhillaj situate me problematike paraqitet ne fshatin Gajush te Komunes Zejmen ku nga fryrja e kolektorit eshte permbytur nje siperfaqe toke si dhe jane te rrethuara nga uji disa shtepi banimi.
Nderkohe nga kontaktet e marra me kryetarin e Komunes se Zejmenit Arben Doci ai rikonfirmon faktin se ne Gajush eshte krijuar nje situate vertet e renduar per shkak te mosqarkullimit te ujit ne kolektor pasi nje pengese eshte bere edhe fillimi i punimeve per ndertimin e Ures se Prekanit mbi kolektor.
Nderkaq sipas Mhillajt ne zona te tjera nuk ka probleme per sa i perket permbytjeve te tokave bujqesore perpos nje siperfaqeje informale prej 500 ha ne zonen e Torovices e cila permbytet gjithnje ne rast reshjesh.
Mhillaj deklaroi se nuk ka pasur bllokime as te rrugeve nacionale dhe as atyre rurale. Hidrovoret po punojne me kapacitet te plote dhe situata po monitorohet ne menyre te vazhdueshme dhe po mbahet nen kontroll.
Bllokohen nga ujerat hyrjet e pallateve ne lagjen Beselidhja
Reshjet e shiut te rena ne menyre te vazhdueshme kane krijuar probleme serioze ne qytetin e Lezhes kryesisht ne dy blloqet e banimit Bregu i Drinit si edhe 11 Janari ne lagjen Beselidhja.
Ne te dy keto blloqe banimi rrugicat dhe hyrjet e pallateve jane zaptuar nga ujerat duke veshtiresuar qarkullimin e qytetareve dhe ne disa raste edhe te automjeteve. Pavaresisht mjeteve rrethanore te vendosura ne hyrjet e pallateve ne disa prej tyre banoret e kane te pamundur te levizin.
Ne lagjen Beselidhja shfaqen gjithnje probleme edhe ne pak milimetra shi te rena jo vetem per shkak te nivelit te ulet por edhe te mosfunksionimit te kanalizimeve.
Bashkia e Lezhes ka hartuar projekte afatgjata per te menjanuar permbytjet ne keto blloqe banimi te cilat pritet te nisin pas nenshkrimit te kontrates mes bashkise dhe nje banke per huane prej 120 milione lekesh qe bashkia do te marre me ndermjetesimin e USAID-it.