E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet, permiresohet situata hidrike

Reshjet e denduara te shiut gjate diteve te fundit kane rritur shpresat per perimresimin e situates hidro-energjitike ne vend.

Sipas te dhenave te fundit nga KESH, prurjet ne basenin e liqneit te Fierzes, me i madhi ne vend, kane arritur ne 933 metra kub ne sekonde.

Per shkak te ketyre  prurjeve, qe sipas specialisteve vleresohen te larta, niveli i liqenit ne Fierze eshte rritur vetem per dy dite me 259 centimetra, duke kapur kuoten 271.9 metra.

Megjithate, kjo kuote mbetet larg nivelit maksimal prej rreth te tij prej 290 metra. Situata e permiresuar duket  edhe ne dy hidrocentralet e tjere ne kaskaden e lumit Drin, ne Koman dhe ne Vaun e Dejes.

Situata e permiresuar hidrike i ka dhene mundesi KESH-it te rrise prodhimin vendas te energjise. Sipas te  dhenave zyrtare, prodhimi ka arritur ne  mbi 11 milione kwh energji ne dite, ndersa nga importi vjen nje sasi prej rreth 6 milione kilovat/ore.

Konsumi mesatar ne gjithe vendin sot ka arritur ne mbi 17 milione kwh, kur ne dimer kjo vlere shkon mbi 20 milione kwh energji elektrike e konsumuar ne dite.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›