E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet probleme ne Vlore e Durres

Moti i keq perfshiu edhe qytetin e Durresit e ate te Vlores duke shkaktuar probleme ne qarkullimin e njerezve dhe te automjeteve si dhe nderprerje disa oreshe te energjise elektrike ne zona te ndryshme.

Rrebeshet e vazhdueshme te shiut kane cuar ne permbytjen e mjaft rrugeve dhe izolimin e perkohshem te kateve te para ndersa rrezimi i pemeve ka vene ne rrezik edhe jete njerezish.

Manovrimi ne kohe i drejtuesit te nje furgoni ka shmangur renien e nje peme mbi automjetin e mbushur me njerez ne qytetin e Durresit.

Nderkohe pothuajse te gjitha rruget e Vlores kane qene te pushtuara nga uji. Edhe shtepite nuk i kane shpetuar permbytjes nga reshjet e djeshme. Mungesa e energjise elektrike nderpreu dhe punen e hidrovorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›