Shoqata per Autonomine Vendore Po sulmohen bashkite dhe komunat e opozites

Tirane 23 nentor NOA - Shoqata per Autonomine Vendore ne nje deklarate per shtyp ka paraqitur shqetesimin e saj mbi pershkallezimin e sulmeve kunder bashkive dhe komunave te drejtuara nga perfaqesues te opozites.
Demtimi i investimeve publike ne qytetin e Korces ne nje skenar te turpshem me shkaterrime trotuaresh dhe shkulje pemesh eshte nje akt barabar qe krijon nje precedent te rrezikshem per zhvillimet politike ne Shqiperi. Akte si keto jane krejtesisht te papranueshme ne zgjidhjen e mosmarreveshjeve qofshin keto edhe politike deklaroi drejtori ekzekutiv i SHAV Bledar uci.
Sipas tij keto akte demtojne po ashtu shpresat dhe perpjekjet e shqiptareve ne rrugen drejt integrimit ne Bashkimin Europian sepse ne BE nuk shkohet duke u kthyer tek levizja ludiste.
Akti barbar qe ndodhi naten e se shtunes nuk drejtohet vetem kunder punes dhe investimeve te bashkise se Korces. Ne radhe te pare dhe mbi te gjitha ky akt drejtohet kunder qytetareve te Korces me taksat e te cileve ndertohen trotuaret dhe mbillen pemet dhe te cilet do te ecin mbi ata trotuare shtoi ai.
Duke perfunduar se Shoqata per Autonomi Vendore vlereson se ngjarje te tilla marrin jete ne frymen e nje sulmi te panderprere dhe te paskrupullt te qeverise Berisha dhe njerezve qe e perfaqesojne ate ne qeverite vendore kunder bashkive dhe komunave te drejtuara nga opozita.
Kjo qeveri duke shkelar me te dyja kembet Kushtetuten dhe Karten Evropiane per Veteqeverisjen Vendore u ka mohuar ketyre bashkive e komunave te drejta qe u takojne ka bllokuar arbitrarisht fondet e tyre ka penguar investime te financuar nga donatore nderkombetare ka miratuar ligje qe synojne te asfiksojne punen e ketyre bashkive dhe komunave ne te mire te komunitetit dhe se fundi kerkon qe me forcen e kartonit te grabise buxhetet vendore perfundon deklarata e SHAV-se.
n.e/NOA