E Diel, 1 Nëntor 2026

SHISH kerkon rritje te buxhetit Qeveria te na jape paranuk punojme dot

Kryetari i Sherbimit Informativ Shteteror ka kerkuar dje ndihmen e deputeteve te komisionit te ligjeve per te shtuar buxhetin e ketij institucioni sepse ne rast te kundert nuk mund te ushtroje detyrat qe i jane percaktuar per te garantuar sigurine kombetare. Shekulli ka mundur qe te zbardhe debatin e djeshem brenda mbledhjes me dyer te mbyllura.

Nje nga shqetesimet kryesore te kreut te inteligjences shqiptare Bahri Shaqiri eshte edhe pamjaftueshmeria e fondeve per shperblimin e burimeve te informacionit. Nuk ka buxhet per te perballuar shpenzimet per punonjesit qe udhetojne dhe dergohen me sherbime - deklaroi Bahri Shaqiri ne komision. Nje tjeter shqetesim kryesor sipas kreut te SHISH eshte edhe ngritja e Qendres se Pergjimeve pasi me buxhetin e akorduar nuk mund te ndertohet qendra e re.

E si do ti realizoje detyrat ky sherbim nese nuk ka fondet e mjaftueshme - mesohet te kete thene kreu i SHISH para anetareve te Komisionit te Sigurise. Pas debatesh te shumta midis mazhorances dhe opozites anetaret rane dakord qe ti kerkohet qeverise plotesimi i dy nevojave te SHISH ai i mallrave e sherbimeve si dhe ai i investimeve kapitale.

Per artikullin 602 qe ka te beje me mallrat dhe shpenzimet per sherbimet ku perfshihen pagat sigurimet shoqerore shperblimet shuma qe do ti kerkohet Keshillit te Ministrave do te jete 80 milione leke te reja ndersa per investime shuma qe do ti kerkohet qeverise eshte 40 milione leke te reja. Ne raportimin para deputeteve kreu i SHISH Bahri Shaqiri deklaroi se per vitin 2010 qeveria ka akorduar nje fond 1.275.323.000 leke. Kjo situate buxhetore eshte shume e renduar me pagat ne realizimin e misionit - deklaroi Shaqiri. Ndersa per vitin 2011 fondi total i percaktuar per veprimtarine e Sherbimit Informativ Shteteror eshte 1.320.000.000 leke.

Pjesen me te madhe te buxhetit te vitit pasardhes do ta marrin pagat dhe sigurimet shoqerore te cilat arrijne ne 960.000.000 leke. Zerin e dyte te shpenzimeve te parashikuara e kapin shpenzimet operative qe arrijne ne 285.000.000 leke. Por shumat e parave te parashikuara per investime ne teknologji jane ne vlera minimale. Vlera ne total e investimeve te parashikuara arrin ne 75.000.000 leke. Por megjithese kete vlere fondet e kerkuara nga ky institucion per funksionimin normal te veprimtarise se tij per vitin qe vjen arrin ne 1.539.500.000 leke.

Sipas kreut te Sherbimit Informativ SHISH kerkonte me shume fonde per shpenzimet operative dhe per investimet si ne teknologjine e amortizuar ashtu edhe per investime te tjera. Shpenzimet e kerkuara prej ketij institucioni per shpenzimet operative jane 469.000.000 leke ndersa investimet 115.580.000 leke.

Shtesat e domosdoshme
Per vitin 2011 fondet e percaktuara nga Ministria e Financave ne artikullin shpenzime ne mallra e sherbime plus transferte per punonjesit arrijne vleren e 285.000.000 leke e cila eshte 38.6 per qind e nevojave te paraqitura nga SHISH. Duke synuar realizimin sa me te mire te objektivave te ngarkuar nga SHISH per vitin 2011 jane te domosdoshme shtesat Per sigurime dhe shperblimet e burimeve te informimit te cilat aktualisht ne fondet e percaktuara nga buxheti mbulojne vetem 30 per qind te nevojave. Shpenzimet per udhetime dhe dieta ne vleren 50 per qind te nevojave.

Investimet
Investimet kryesore te kerkuara nga Sherbimi Informativ Shteteror sipas kreut te ketij institucioni jane per Qendren e re te Pergjimeve. Investimet jane kryesisht per blerjen dhe instalimin e Qendres se re te Pergjimeve eshte nje detyrim per financimin me 98.000.000 leke nderkohe qe per vitin 2011 gjithe ky ze eshte 115.580.000 leke - deklaroi Shaqiri. Nje urdher i Ministrise se Financave kufizon dhenien e dietave per SHISH nderkohe qe nga ky urdher eshte perjashtuar struktura e Gardes se Republikes.

Deputeti Fatos Hoxha Nuk kemi hequr dore nga drafti yne fillestar. Do te kerkojme zevendesimin e kreut te SHISH

Mazhoranca kerkon koken e Shaqirit

Mazhoranca nuk ndryshon qendrim per kreun e Sherbimit Informativ Shteteror duke shprehur hapur kundershtimin ndaj tij. Gjate mbledhjes me dyer te mbyllura ku raportoi kreu i SHISH Bahri Shaqiri per projektbuxhetin e vitit 2011 deputeti i Partise Demokratike Fatos Hoxha deklaroi se i qendron draftit te tij per Sherbimin Informativ i cili iu paraqit anetareve te Komisionit te Sigurise me 22 korrik te ketij viti. Ne thelb ky draft ka shkarkimin e Bahri Shaqirit dhe emerimin e nje personi tjeter ne ate post.
Une vazhdoj te ruaj te njejtin mendim si edhe me pare per draftin per SHISH qe kam paraqitur ne Komision - mesohet te kete thene deputeti i mazhorances. Por kjo deklarate e tij ka ngjallur debate midis anetareve te tjere te ketij Komisioni. Deputeti Paulin Sterkaj ka reaguar duke kerkuar zbatimin e rendit te dites per shqyrtimin e projektbuxhetit dhe per kanalizimin e debatit ne kete vije. Fatos lere ate muhabet kemi projektbuxhetin - ka deklaruar Sterkaj ne Komisionin e Sigurise. Ne seancen e fundit plenare te sesionit te kaluar mazhoranca futi ne punimet e Komisionit te Sigurise ne menyre te befte nje draft ne te cilin kerkohej vendosja e mandatit per kreun e SHISH qe sillte edhe shkarkimin e tij. Sipas amendimit te ligjit per SHISH te propozuar nga deputeti Fatos Hoxha drejtori aktual i Sherbimit Informativ Shteteror do te duhet qe te shkarkohet pas gjashte muaj. Ndersa per zv.drejtorin amendimi i ri parashikon nje periudhe me te shkurter tre muaj nga hyrja ne fuqi. Nepermjet ketij ndryshimi mazhoranca do te hiqte nga projektligji i meparshem nenin ne te cilin percaktohej se Procedurat per emerimin ne detyre fillon jo me vone se 60 dite nga mbarimi i mandatit perkates. Aq i fshehte ishte ky draft saqe edhe disa prej deputeteve te mazhorances e kundershtuan. Votat me deputetet e majte i bashkuan edhe deputetet e djathte si Leonard Demi Paulin Sterkaj dhe Gazmend Oketa te cilet votuan kunder amendimit.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›