E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet, qindra hektarë nën ujë në Shkodër

Zona e Nënshkodrës që prej paradites së sotme është përmbytur nga reshjet, niveli i të cilave në orët e fundit është rritur ndjeshëm.

Sipas informacioneve të fundit, në Obot 25 hektarë tokë bujqësore janë nën ujë, ndërsa në Dajc sipërfaqja e mbuluar nga uji është 60 hektarë.

Në Velipojë rezultojnë të zhytura nën ujë 150 hektarë, ndërkohë që në Bushat dhe Trush të Poshtëm janë përmbytur të paktën 200 hektarë tokë bujqësore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›