E Diel, 1 Nëntor 2026

Mirel i dorezon raportin Berishes Zgjidhni krizen politike ne vend

Menjehere pas refuzimit te statusit kandidat per Shqiperine nga Keshilli I Evropes ka reaguar kryeministri Sali Berisha. Raporti i KE do te shnderrohet ne nje program pune ne interesin me te mire te procesit te integrimit te vendit ne BE tha Berisha. Komentet kryeministri i beri gjate nje konference per shtyp me te derguarin e BE-se Pirre Mirel I cili I dorezoi kryeministrit Raportin e plote te KE.
Kryeministri Sali Berisha u ndal ne tri pika kryesore.

Se pari tha ai i tere procesi i integrimit te Shqiperise ne Evrope nga une dhe qeveria ime eshte konsideruar si nje process kryekeput i bazuar ne performance dhe merite kjo sepse ne besojme se ky eshte intersi jetik I shqiptaree per ndertimin e idealit evropian ne Shqiperi.

Se dyti vazhdoi me tej kryeministri kemi patur dhe kemi prej vitesh prioritet qe me KE ta kemi komunikimin dhe bashkepunimin transparent cka perben nje avantazh te madh ne punen tone.

Se treti ne traditen e qeverise time tha Berisha raporti i KE shnderrohet ne nje program pune ne interesin me te mire te procesit te integrimit te vendit ne BE.

Nderkohe ne fjalen e tij i derguari i BE-se Pierre Mirel perseriti edhe njehere kushtet qe Shqiperia duhet te plotesoje te cilat sic tha ai jane shume te qarta ne raport.

Mirel theksoi se ne raport ka dhe dicka shtese per Shqiperine eshte funksionimi i parlamentit. Qe nga zgjedhjet e kaluara tha Mirel parlamenti nuk ka funksionuar. Kjo situate duhet te zgjidhet sa me shpejt pasi nje parlament qe funksionon eshte ne kriteret e Kopenhagenit.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›