E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te implikuar direkt

Ai qe fizikisht ka vene dore ne varrezat e Boboshtices quhet Alqi Koroveshi nje murator qe tashme eshte pergjigjur ne prokurori per ate qe klasifikohet nga ligji penal si dhunim varresh.

Per te kryer punimet Omonia ka marre nje punetor nga fshati Polene rreth 40 minuta larg nga Boboshtica. Punetori ishte zoti Koroveshi. Ne te gjithe kete histori ky njeri i thjeshte dhe baba familjeje eshte ndoshta i vetmi qe rrezikon ashtu sic ndodh perhere me njerezit e thjeshte.

Gjate gjithe paradites pavaresisht thirrjeve zoti Koroveshi nuk del as ne dritare e askush nga familja e tij megjithese kemi informacione te sigurta se ka njerez ne shtepi. Natyrshem e konsiderojme nje viktime zotin Koroveshi por disa sqarime duhen dhene si per shembull ky fakt Alqi ishte punetori qe drejtonte keto punime dhe po ai eshte marre me vendosjen e kryqit ne vitin 1996 ka treguar Elpi Manca.

Por ne parlament u kerkua edhe largimi i prefektit te Korces Andrea Mano i cili u tregua i gatshem te shprehet per ne Nuk e kam degjuar direkt por nuk me ka pelqyer konteksti ne te cilin eshte lakuar sepse jane bere akuza nga disa zoterinj qe nuk kane pasur informacion. Me siguri ka qene nje keqkuptim.

Por zyrtarisht cfare informacioni qarkullon ne korridoret e pushtetit rreth rastit Boboshtice Une jam interesuar ne komune dhe me kane thene qe nuk ka pasur asnje ankese nga asnje banor i komunes ne lidhje me dhunimin e varreve. Kam kontaktuar edhe me drejtorin e Policise dhe me ka thene qe nuk ka pasur asnje denoncim nga asnje qytetar. Institucioni i prefektit punon vetem mbi bazen e fakteve dhe ankesa zyrtare nuk ka pasur sqaron prefekti Mano.

Por eshte edhe nje detaj shume i rendesishem sic eshte leja e ndertimit qe duhet per cdo lloj punimi te pakten ne Republiken e Shqiperise.

Ky fakt ne kete ceshtje u be me pak i rendesishmi sepse e gjithe vemendja shkoi tek dhunimi i varreve por do te kontaktojme dhe do te verifikojme. Per cdo punim duhet te merret leje perfundon Mano.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›