E Diel, 1 Nëntor 2026

Tjetër skandal i NATO- s, ushtarët pozojnë me kufomat e afganëve

Los Angelos- Një tjetër skandal ka përfshirë ushtarët e NATO- s në Afganistan. Sipas publikimit më të fundit ngë Los Angelos Times, ushtarët amerikanë kanë bërë foto me pjesë trupash të afganëve të vrarë.

Mësohet se fotot janë bërë publike nga një ushtari Divizionit 82, i cili ka deklaruar se qëllimi i tij ishte të denonconte disiplinën e dobët të trupave të NATO- s në Afganistan.

Pas bërjes publike të skandalit, zyrtarët e ushtrisë amerikane kanë deklaruar se do të marrin masa mbi këtë ngjarje. Ndërsa Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta, tha se fotot e publikuar nuk tregojnë vlerat e ushtrisë amerikane.

I njëjti skandal ndodhi edhe një vit më parë, ku ushtarët e NATO- s kishin pozuar me viktimat afgane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›