MPJ: Klinton do të vizitojë sivjet Shqipërinë
Tiranë- Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hilari Klinton, do të vizitojë këtë vit Shqiprinë. Ky është lajmi i cili është publikuar pasditen e sotme nga Ministria e Jashtme.
Sipas njoftimit, sot ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinsto është takuar me diplmaten e SHBA- së në Ministerialin e NATO-s, gjatë vizitës së tij dyditore në Bruksel dhe ajo i ka premutuar që do të vizitojë vendin tonë.
Vizita pritet të kryhet në gjysmën e dytë të këtij viti.