Respektimi i ligjeve dhe të drejtave, i rëndësishëm për shoqërine
Analizimi i problematikave ligjore dhe sociale që i dalin Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit Evropian ka qenë thelbi i një konferene që u zhvillua në Fakultetin e Drejtësisë.
I pranishëm në këtë konferencë, rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule u shpreh se zbatimi i ligjeve dhe të drejtave është shumë i rëndësishëm për shoqërinë tonë.
Ardian Nuni, anëtar i Gjykatës së Lartë gjithashtu në fjalën e mbajtur theksoi se kufizimi i politikave qeveritare dhe zbatimi i ligjeve dhe i të drejtave të njeriut janë bazat e një shteti.
Synimi i kësaj konference ka qenë rritja e kapacitetit kërkimor shqiptar në këtë fushë dhe shkëmbimi i eksperiencave midis njësive të ndryshme kërkimore shkencore.