Masakra ne Houlas Anan viziton Sirine
I dërguari i Lidhjes Arabe Kofi Anan viziton Damaskun të hënën, një ditë pasi OKB dënoi Sirinë për përdorimin e armatimit të rëndë në qytetin e Hulës ku mbetën të vrarë 108 persona, mes të cilëve 49 ishin fëmijë dhe 34 gra. Ambasadori sirian në KB mohoi ato të cilat ai i cilësoi nje “tsunami gënjeshtrash” nga disa anëtarë të KS. Ndërkohë sekretari i jashtëm britanik Ëilliam Hague shkon sot në Rusi, e cila cilesohet një aleat i Sirisë në Europë. Rusia së bashku me Kinën kanë bllokuar përpjekjet e mëparshme të KS për të vendosur sanksione në Siri.
Luftimet në Siri kanë vazhduar pavarësisht zbarkimit të 280 vëzhguesve të KB të cilet po monitorojnë situatën.
Aktivistet e opozitës thanë se të paktën 30 persona u vranë të dielën kur ushtria sulmoi pjesën qendrore të qytetit të Hamas. Këto raportime nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur, përderisa Siria ndalon prezencën e gazetarëve të huaj në vend.
Po të dielën me qindra mijëra njerëz mbushën rrugët e qytetit në shenjë proteste ndaj masakrës në Houla.
Të dielën vëzhguesit e OKB-së me mision këqyrjen e respektimit të armëpushimit mes forcave opozitare dhe atyre qeveritare në Siri, konfirmuan masakrën e ndodhur në qytetin e Hulas në provincën e Homsit, në veri-perëndim të Damaskut. Por nga ana e saj qeveria siriane mohon të jetë ajo përgjegjëse e masakrës.
“Jemi në gjendje të mohojmë kategorikisht çdo lloj përgjegjësie për këtë masakër kundër njerëzve tanë”, deklaroi një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme Siriane në një konferencë për shtyp.Duke fajësuar terroristët për vdekjet e ndodhura të premten dhe të shtunën, zëdhënësi tha se autoritetet kanë hapur një hetim.
Sipas zëdhënësi, asnjë tank qeveritar nuk ka hyrë në Houla, ndërsa trupat ushtarake në qytet kanë vepruar vetëm për vetëmbrojtje.
Deri tani, në më shumë se një vit konflikt, mbi 10 mijë sirianë kanë humbur jetën në përballje.