Restaurimi i objekteve të kultit, ndërhyhet në manastiret e kishat në Leskovik, Vithkuq

Katër objekte kulti në Voskopojë e Vithkuq po shpëtohen nga shkatërrimi falë një projekti të Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe ministrisë së Kulturës.
Bëhet fjalë për kishat e “Shën Mërisë” dhe “Shën Mhillit” si dhe manastiret e “Shën Prodhromit” dhe “Shën Pjetrit” të cilat si pasojë e kohës së gjatë të ndërtimit dhe faktorëve atmosferikë ishin dëmtuar dhe kërkonin ndërhyrje urgjente restauruese.
Drejtoresha e Drejtorisë Rajonale të Monumenteve të Kulturës në Korçë, Amanda Cici, tha për RTSH-në se krahas ndërhyrjeve në strukturë një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe restaurimit të ikonave murale të cilat kanë pësuar dëmtime gjithashtu.
Projekti do të zgjasë dy vite, pasi ndërhyrja për restaurimin e ikonave murale kërkon një kohë më të gjatë për mbrojtjen dhe konservimin e saj. Voskopoja dhe Vithkuqi kulmin e lulëzimit e kanë pasur në fillim të shekullit të 17.
Të dyja këto krahina të njohura gjatë kësaj periudhe kanë pasur se bashku 48 kisha dhe manastire, një pjesë e tyre janë edhe sot.
Këto objekte janë arsyeja kryesore e numrit të lartë të turistëve vendas dhe të huaj që vizitojnë Voskopojën dhe Vithkuqin.
Gazetare: Kostanca Koçi
/ rtsh /