E Shtunë, 31 Tetor 2026

Restaurimi i shtepise se Kadarese

Kështu pritet te jete shtëpia e Kadaresë ne fund te restaurimit te saj. Pas dy vitesh pezull u hap rruga për t’i dhënë formën e plotë objektit.

Ky investim do te thote kthim në identitet të kësaj banese interesante dhe më vlera arkitektonike për Gjirokastrën. 
Ne restaurim eshte edhe galeria e gurtë me arkadë në pjesën jugore, e cila zë një vend të veçantë në përshkrimin që Kadareja i bën shtëpisë së tij të lindjes në faqet e romanit “Kronikë në gur”. 
Shtëpia e gurtë në lagjen “Palorto”, e cila u dogj aksidentalisht në nëntor të vitit 1999, pritet të kthehet në një qendër të rëndësishme si për nxitjen e turizmit, ashtu edhe për profilin kulturor të saj. 
Ky objekt josh ne vazhdimesi grupe turistësh ne kërshëri  per të pare nga afër shtëpinë e lindjes së korifeut të letrave shqipe, Ismail Kadare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›