Shkoder nis demshperblimi i familjeve te permbytura ne 2011

200 milion lekë është shuma qe qeveria nxori per 7571 familje të përmbytura gjatë vitit 2011 në zonën e Nënshkodres.
Njoftimi zyrtar erdhi përmes Kryetarit të Këshillit të Qarkut, Maxhid Cungu.
Cungu tha se dëmshpërblimi nuk ka të bëjë me fushatën zgjedhor, pasi kjo është një faturë dhe një zotim i qeverisë
Sa i përket përmbytjeve të këtij viti sipas Cungut do ketë një vlerësim dhe një vendim tjetër. Njësit vendore të cilat u preken me shume ishin Bashkia Shkodër, Komunat Bushat, Dajç, Velipojë, Ana e Malit, Gruemirë, Qender dhe Rrethina.