Java e Drejtesise ceremoni me ministrat ne 100 vite te ministrise
Në Javën e Drejtësisë dhe 100 vjetorit të saj Ministria e Drejtësisë zhvilloi një ceremoni me ministrat e këtij dikasteri në 100 vite.
Në takim, mungonin ish-ministrat socialist bashkë me z. Ilir Rusmali dhe Enkelejd Alibeaj….
Ceremonia u deklarua e hapur nga këshilltari i ministrit Andi Mustafaj, i cili ftoi ministrin për fjalën përshëndetëse…
Përmirësimi i vazhdueshëm i sistemit të drejtësisë, sipas tij, ka qenë dhe mbetet një nga sfidat më të rëndësishme të qeverisë.
Gjithashtu, veç kësaj ceremonia janë parashikuar një sërë aktivitetesh të rëndësishme, në kuadër të Javës së Drejtësisë.
Duke cilësuar takimin historik, ministri Halimi bëri një rezume të institucionit që drejton duke kujtuar sakrificën dhe punën e gjithë ministrave ndër vite.
Por për këto arritje nuk është dakord ish-ministri i drejtësisë në qeverinë e pajtimit kombëtar avokati Spartak Ngjela. Sipas tij, këto janë 100 vitet e padrejtësisë dhe jo drejtësisë dhe këtë sipas tij të gjithë e dinë dhe nuk e thonë.
Nuk janë të gjithë në një mendje me z.Ngjela. Për ish-ministrin Ilir Panda, nuk duhet që vet ministrat apo ish-ministrat të vlerësojnë punën në drejtësië, atë sipas tij do ta bëjnë të tjerët. Ndërsa ish-ministri Aldo Bumçi, e cilësoi drejtësinë në Shqipëri më shumë se sa 100 vjeçare, duke cituar të drejtat zakonore të traditës shqiptare…I gjithë takimi u mbyll me dy foto, me ish-ministrat e Drejtësisë dhe familjarët e ish-ministrave.