Te porsalindurit nuk marrin bonusin prej 5 mije lekesh

Joni është tre vjeç, por ende nuk e ka marre “dhuratën” për bebet e porsalindura. Bonusin prej pese mije lekesh qe i jepet cdo foshnje ne momentin e regjistrimit.
Fondi i shpërndarë ne shume njësi te qeverisjes vendore nga Ministria e Brendshme ka qene i pamjaftueshëm për t’ju shpërndarë nenave për çdo lindje te re.
Ne minibashkinë numër 1 ne Tirane problemi mbartet qe nga viti 2008 kohe kjo kur ligji ka hyre ne fuqi.
Për te njëjtin shqetësim çdo dite duhet tu përgjigjen prindërve edhe punonjësit e minibashkisë numër 5.
375 milion e 500 mije leke u ka shpërndarë Ministria e Brendshme njësive te qeverisjes vendore ne te gjithë vendin për te shpërblyer te porsalindurit nga korriku i vitit 2008 deri ne dhjetor te 2012.
Me një fond te tille mbulohet bonusi vetëm për 74 mije lindje te reja ndërkohë qe ne këtë periudhe sipas te dhënave te gjendjes civile janë regjistruar 174 mije e 495 lindje.
Ndërkohë qe për vitin 2013 burime nga Ministria e Brendshme bëjnë me dije se një fond prej 75 mln lekesh është alokuar per këtë ceshtje.