Restaurimi shpëton nga shembja urën 350-vjeçare
Instituti i Monumenteve në Tiranë dhe Drejtoria Rajonale e Monumenteve në Gjirokastër kanë ndërmarrë iniciativën për parandalimin e shembjes së Urës së vjetër të Kordhocës. Një objekt i rrallë monumental, ndërtuar përfund fshatit Lazarat, e cila rrezikohet seriozisht nga shembja. Ura e Kordhocës, ndërtuar rreth 350 vjet më parë, një nga më të vjetrat mbi lumin Drino, vazhdon të jetë plotësisht funksionale për kalimin e këmbësorëve dhe automjeteve edhe sot e kësaj dite. Ky monument rrezikohet të shembet dhe të shkatërrohet për shkak të gërryerjeve të ujit të lumit, të shkaktuara përmbytjet e dy dimrave të kaluar. Vërshimi i ujërave të rrjedhës së lumit Drinos në mënyrë të përsëritur ka përmbytur krejt luginën dhe fushën e Gjirokastrës, duke shkaktuar dy gërryerje të thella në të dyja anët e krahun lindor të Urës së
Kordhocës. "Për shkak të gërryerjeve, njëra nga 5 këmbët me harqe dyfishe e kësaj ure është përfshirë nga rrjedha dhe kjo ka bërë që të ekspozohen ndaj rrjedhës së vazhdueshme të lumit themelet e vjetra të urës, gjë që rrezikon seriozisht shembjen e pashmangshme të krejt monumentit. Në këto rrethana, nga fondet e buxhetit janë financuar 6 milionë lekë që do të investohen për
fazën e parë të realizimit të punimeve emergjente", thotë drejtori i DRMK, Spartak Drrasa. Ekzistenca e mëtejshme e këtij monumenti ishte vënë në dyshim dhe nga kryetari i Komunës së Lazaratit, Dasho Aliko. Ekspertet e monumenteve të IMK dhe vetë ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango, ndërhynë me fonde që monumenti të mos rrezikohej dhe të kthehej në identitet. "Mund të them me plot bindje se kjo mund të jetë një nga monumentet më të rralla që vazhdon t‘i shërbejë komunitetit tonë njëlloj si para 350-400 vjetëve, kur ajo është ndërtuar për herë të parë. Për banorët e fshatit Lazarat, kjo urë është nyja e vetme lidhëse me fushën dhe tokat bujqësore. Nëpërmjet saj kalojnë fshatarët, kafshët dhe mjetet e rënda që kryejnë punime bujqësore, prandaj ne si komunë kemi kërkuar që të ndalohet kalimi i mjeteve dhe që të realizohet kjo, është detyrimisht e nevojshme që të ndërtohet një urë e re", shprehet kryetari i Komunës së Lazaratit, Dasho Aliko.
Projekti i hartuar nga eksperti i njohur i monumenteve të kulturës pranë IMK, profesor doktor Valter Shtylla, synon para së gjithash mbrojtjen e themeleve nga gërryerjet gjatë stinës me reshje të intensitetit të lartë që sipas meteorologëve është një karakteristikë e reshjeve në luginën e Drinos. "Projekti i restaurimit të Urës së Kordhocës përfshiu dy aspekte: restaurimin e vlerave monumentale të kalldrëmit dhe parapetit anësor me gur të skalitur dhe ndërhyrje në anën konstruktive, sidomos të anës lindore të dëmtuar nga rrjedha e ujit. Mbushjet e pjesëve të materialit të shembur nga rrjedha, riparimin e "hundëzave" të gurit të vendosura poshtë këmbëve, që ndërtuesit e vjetër i kanë vendosur për të ulur fuqinë e rrjedhës", thotë eksperti i monumenteve që drejtoi punimet restauruese, Riza Bineri.
Megjithatë, sipas ekspertëve, që kjo urë të ruajë gjendjen dhe pamjen e plotë monumentale, është e nevojshme që jo vetëm të shmanget rreziku i gërryerjeve të lumit, por nga komuna dhe DRMK të vendoset për ndalimin e kalimit sipër urës së vjetër të automjeteve të rënda bujqësore, të bëhet sistemimi i mjedisit të krahut perëndimor, ku janë vendosur disa pika të larjes së automjeteve të rënda dhe të ekspozohet objekti ndaj rrugës automobilistike për të tërhequr vëmendjen e udhëtarëve dhe turistëve.