"Piktura e Olsit më bëri të qaj"
Tashmë që është jashtë shtëpisë së "Big Brother", Juna e ndien se do të donte të ishte sërish pjesë e kësaj loje. Thotë se zgjohet e fle me banorët, ndërsa kujton miqësinë që mundi të zinte me secilin prej tyre. Nëse loja do të kishte zgjatur dhe pak për të, sigurisht që vajza me flokët e verdhë do të ishte munduar të krijonte marrëdhënie më të mira me të gjithë. Por në fund të fundit në gjithë ato javë brenda shtëpisë më të madhe në Shqipëri, ajo ishte Juna e vërtetë, ajo Junë që vijon të jetë brenda saj dhe tashmë kur nuk është më pjesë e kësaj loje. Por i vjen mirë që edhe pse nuk është më pjesë e shtëpisë, banorët vijojnë ta kujtojnë me dashuri kohën kur ajo ishte pjesë e saj. "Më është bërë shumë, shumë qejfi, që kanë ndjesinë se Juna është ende në shtëpinë e "Big Brother" dhe kjo dëshmohet me pikturën që bëri Olsi", thotë ajo.
Lidhur me pikturën, Juna thotë se është e mrekullueshme dhe tregon që jo vetëm Olsi, por edhe të tjerët që janë brenda shtëpisë nuk kanë dashur që Juna të dilte. "Olsi ka qenë, është dhe do të jetë një shok shumë i mirë për mua dhe asgjë më tepër", thotë ajo. E pyetur se si arriti i dashuri i saj të kuptojë Junën aty brenda, ajo thotë se "ai e ka të vështirë të kuptojë se si ndihet njeriu aty brenda edhe pse Juna nuk ka bërë asgjë të keqe. Për momentin ka vetëm sqarime dhe shpresoj që lidhja jonë të kthehet si më parë".
Prej disa ditësh nuk je më në shtëpinë e "Big Brother" dhe pjesë e lojës, si ndihesh?
Edhe mirë edhe keq. Mirë, sepse kam lënë një përshtypje të mirë aty brenda dhe keq, sepse doja të qëndroja më tepër. Do doja të rikthehesha sërish aty brenda, qoftë për t‘i takuar edhe njëherë.
Nëse loja për ty do të kishte zgjatur edhe pak çfarë mendon se do të kishe dhënë më shumë?
Do të kisha krijuar marrëdhënie më të mira me të gjithë, por nuk mund të dilja nga Juna që është dëshmuar në ato javë që unë kam qenë aty brenda, sepse nuk mund të dal dot nga vetja.
Si i sheh banorët tani që je jashtë shtëpisë?
I shoh dhe nuk më besohet se kam qenë edhe unë pjesë e asaj shtëpie. Nuk kam ndërruar përshtypje për ta, mund të them me bindje për ta, të njëjtat opinione që kam përcjellë edhe kur kam qenë në shtëpi.
Çfarë emocioni të krijojnë reagimet e banorëve, menjëherë me largimin tënd nga shtëpia, reagime të cilat ende vazhdojnë?
Më është bërë shumë, shumë qejfi, që kanë ndjesinë se Juna është ende në shtëpinë e "Big Brother" dhe kjo dëshmohet me pikturën që bëri Olsi.
Çfarë përshtypje të la piktura?
Shumë e bukur, e mrekullueshme, kam qarë kur e kam parë. Mendoj se me këtë pikturë kuptohet se jo vetëm Olsi, por edhe të tjerë aty brenda nuk kanë dashur që Juna të dilte.
Dhe meqë jemi tek Olsi, çfarë vendi ka zënë ai te ty?
Olsi ka qenë është dhe do të jetë një shok shumë i mirë për mua dhe asgjë më tepër.
A arriti i dashuri yt ta kuptojë Junën aty brenda?
Ai e ka të vështirë të kuptojë se si ndihet njeriu aty brenda edhe pse Juna nuk ka bërë asgjë të keqe. Për momentin ka vetëm sqarime dhe shpresoj që lidhja jonë të kthehet si më parë.
Me cilët nga banorët do të doje të vazhdoje shoqërinë edhe jashtë shtëpisë së "Big Brother"?
Me Olsin, Julindën, Polin, Inën, Nardin, Visin, Arbrin, Besën do të doja të kisha një shoqëri shumë të mirë edhe jashtë, ndërsa me të tjerët do të pija me kënaqësi një kafe.
Cili është personi me të cilin ke pasur më shumë vështirësi ta bëje mik?
Najada, ndoshta, sepse nuk është tipi im edhe pse e njoh shumë pak, gjithsesi me aq sa e kam njohur më është krijuar përshtypja se nuk është tipi im, Çimi po për tipin e tij dhe Romina, që edhe pse e ndryshoi sjelljen ditët e fundit, sërish e kisha të vështirë ta bëja shoqe brenda shtëpisë së "Big Brother".
Si kanë qenë reagimet e atyre që të kanë vëzhguar nga jashtë?
Shumë të mira, ndoshta sepse më janë përcjellë vetëm vlerësime. Ndoshta ata që nuk kanë pasur vlerësim për mua nuk kanë guxuar të reagojnë, sepse e di që ka edhe kritika.
E ndien veten person publik?
Nuk e di, thjesht më vjen mirë që njerëzit më njohin më tepër dhe flasin për mua.
Si do të vazhdojë jeta jote pas kësaj eksperience?
Për momentin e kam pak vështirë të ambientohem, fle kur banorët e "Big Brother" flenë e zgjohem me ta. Më duket sikur jam ende në shtëpi dhe sikur po më zgjojnë ata dhe jo mami. Javën tjetër filloj shkollën, ndërsa për të ardhmen nuk e di, do kisha dëshirë që vitin tjetër të isha pjesë e "Top Fest".