Jepi zemër fëmijës të durojë ambientin e spitalit
Autori i Lajmit: red.
Punonjësit e shëndetit nuk duhet të flasin midis tyre për çështjet që i përkasin fëmijës, sikur ai nuk është aty, nuk dëgjon apo nuk kupton. Mos harroni kurrë se edhe i porsalindur, çdo fëmijë, edhe nëse s i kupton, i ndien të gjitha sjelljet dhe bisedat përreth tij, për të dhe për prindërit e tij.
Mund të ndodhë, që një fëmijë mund të shtrohet në spital ose të shkojë në spital për vizitë, analiza, serume, konsulta etj. Mund të ndodhë, që fëmija të bëjë operacion bajamet, veshin, të qepë plagët e marra ose të bëhet synet. Duhet patur parasysh, që të gjitha këto mund të jenë tronditëse për fëmijën. Por, në këtë moshë fëmijët vazhdojnë të rriten dhe kjo është detyrë e vështirë. Ata çdo ditë po mësojnë të bëjnë shumë gjëra njëkohësisht. Ata çdo ditë dhe në çdo gjë të vogël, krijojnë personalitetin. Për këtë arsye, ai në spital nuk ka nevojë vetëm për kujdesin mjekësor, por edhe për atë psikologjik, sepse këto përvoja, veçanërisht nëse janë të gjata, ndikojnë shumë në kujtesën, ndjenjën, shpirtin e tij dhe formimin e personalitetit.
Të gjithë fëmijët deri në moshën tre vjeç kanë nevojë për kujdesin e nënës së tyre. Është e gabuar sjellja e mjekëve kur shpesh i nxjerrin prindërit nga dhoma në çastin e vizitës, prekjes së trupit, bërjes së serumit dhe ilaçeve që shërojnë fëmijën. Fëmija në spital ka nevojë të ndiejë dhe trishtimin dhe ankthin e nënës dhe babait, sepse kjo e qetëson fëmijën. Një nënë që qan e mërzitur, nuk e dëmton fëmijën e saj.
Por edhe ky trishtim duhet kufizuar: Nuk duhen përdorur fjalë si “E shkreta unë, më raftë pika”! “Si të la nëna jote të sëmuresh, ç të ka bërë kështu!” etj. Fëmijës i duhet shprehur vetëm shqetësimi që ndiejnë
prindërit nga dashuria e tyre, si dhe siguria që ai do të bëhet mirë dhe shpejt do të kthehet në shtëpi.
Duhet bërë kujdes, jo vetëm për vuajtjet fizike të fëmijës shkaktuar nga sëmundja dhe ilaçet, por edhe për vuajtjet shpirtërore të fëmijës, për rrezikun e veçimit të tij. Nuk duhet harruar, se ai e ka të vështirë përdorimin e gjuhës dhe të shenjave, të lëvizjes trupore, të përshtatjes në mjedis. Asnjë veprim mbi trupin e fëmijës nuk duhet bërë i pashoqëruar me fjalën dhe komunikimin e mjekut apo infermieres që po e bën këtë veprim. Veprimet e heshtura nga njerëz të panjohur e bëjnë fëmijën të ndihet shumë keq.
Në rastet kur shtrimi në spital është për një kohë më të gjatë se një ditë, asnjëherë mjeku ose infermierja nuk duhet të luajnë rolin e “prindit” tek fëmija. Në rast se prindi për një arsye apo një tjetër nuk mund të jetë pranë fëmijës në spital, infermierja nuk duhet ta gënjejë, duke i thënë se “do vijë mami tani”, por duhet t i thotë fëmijës: “Nëna jote nuk vjen dot, por ajo po mendon për ty, të do shumë”.

Sot, pjesa më e madhe e reparteve pediatrike i lejon nënat të rrinë me fëmijën gjithë ditën dhe, nëse është i vogël, të kalojnë edhe natën me të. Në këtë mënyrë, fëmija do të ndihet i sigurt dhe mund të përballojë më mirë shqetësimet, frikën dhe gjithë këtë përvojë të vështirë.
Nëse ndodh që një fëmijë përballon trajtime të dhimbshme dhe të vështira, thuajini me fjalë se ju e përfytyroni dhimbjen dhe frikën e tij. Thuajini se edhe ju, nëse do të bënit këto gjilpëra, do të kishit frikë nga dhimbja dhe ndoshta do të qanit. Thuajini se ai ka shumë të drejtë të qajë dhe të trembet, gjithmonë duke iu drejtuar në emër. Lavdërojeni gjithmonë fëmijën, se është aq i zoti, sa po përballon të gjitha këto momente të vështira. Ai ju kupton gjithmonë dhe ka nevojë për këtë gjë.
Edhe në moshë shumë të vogël, duhet t i thoni fëmijës të vërtetën se po e çoni në spital. Tregojini se këtë po e bëni që ai të shërohet. Tregojini që aty tetat dhe xhaxhat që ai ende nuk i njeh, do të kujdesen për të.
Mos rrini pranë krevatit të fëmijës të heshtur dhe pa fjalë. Komunikoni me fëmijën për gjithçka që po ndodh, duke e siguruar me dashuri dhe kurajo. Ju duhet t i shpjegoni fëmijëve tuaj, se njerëzit me bluza të bardha që po e vizitojnë atë, janë njerëz të cilëve ju u keni dhënë leje, të cilët e kanë për detyrë t i shërbejnë atij dhe juve, dhe për këtë ju keni punuar dhe kontribuar vetë.
Kërkoni nga personeli shëndetësor të prezantohet me emra përpara fëmijës, nëpërmjet jush dhe ju prezantoni emrin e fëmijës përpara tyre. Për ta bërë fëmijën të ketë më pak ankth dhe të ndihet më rehat,
përpiquni të silleni si zakonisht në shtëpitë tuaja. Ai ka nevojë për të njëjtat ritme dhe sjellje si në shtëpi, ka nevojë për aromën dhe përkëdheljen tuaj të qetë.
Pyesni infermieret nëse mund ta ushqeni me dorën tuaj. Çojini fëmijës edhe ndonjë nga lodrat që i pëlqejnë më shumë, që të heqë mendjen gjatë ditës dhe ta ndihmojë të flejë natën. Nëse fëmija është mbi dy vjeç,
mund të jetë mirë t i shpjegoni pse duhet të shkojë në spital: përdorni fjalë të thjeshta dhe mos ia fshihni të vërtetën. Nëse premtoni se diçka nuk do t i dhembë e më pas kjo do të dalë gënjeshtër, fëmija jo vetëm do të mbetet i zhgënjyer, por do të bëhet edhe mosbesues kundrejt jush. Tani ai ka nevojë më shumë se kurrë të ndihet i mbrojtur dhe të besojë tek njerëzit, që do më shumë. Fëmijët e kërcënuar nga frika, dhimbjet dhe sëmundjet bëjnë sjellje agresive ose tekanjoze, sikur janë në një moshë më të vogël. Nuk i duhet thënë fëmijëve: “Tani ti je i madh dhe nuk duhet të bësh kështu!”. Nën stres dhe frikë, fëmijët e kanë shumë të nevojshme të bëjnë një kthim pas në moshë. Kjo është një përpjekje e fëmijës për t u mbrojtur, siç ishte disa vite më parë.
Kujdes! Kur fëmija kthehet në shtëpi pas një periudhe shtrimi në spital, mund të ndodhë që ai të ndihet paksa “i huaj”. I duhet lënë kohë që të mësohet me shtëpinë, sepse tani ai ka provuar gjëra të tjera në veten e tij. Nëse në spital ka pasur një lodër që e mbante gjithmonë me vete, silljani dhe në shtëpi. Kjo do ta ndihmojë të lidhë të kaluarën në spital me të tashmen në shtëpi dhe ta kalojë më shpejt këtë fazë.
Në rast se një nga fëmijët tuaj është sëmurë, e tërë vëmendja e familjes i përkushtohet atij. Kjo mund të shkaktojë probleme me fëmijët e tjerë, sepse tek ata mund të krijohet një ndjenjë xhelozie e hidhur. Edhe ata kanë nevojë për të njëjtën përkujdesje dhe dashuri që të mos ndihen të lënë pas dore.
Ky lajm është publikuar: 05/08/2008