E Shtunë, 31 Tetor 2026

Restaurohet Xhamia e Emin Pashës në Prizren

Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit (MKRS), Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim (TIKA) dhe Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), kanë nënshkruar sot memorandumin për konservim-restaurimin e Xhamisë së Emin Pashës në Prizren. Nënshkrimin në emër të MKRS-së e ka bërë Sekretari i përgjithshëm, Veton Firzi, ndërsa në emër të Agjencisë ‘TIKA’ e ka bërë shefi i zyrës për Kosovën i kësaj agjencie Adem Urfa, kurse sekretari Resul Rexhepi e ka nënshkruar memorandumin në emër të BIK-ut, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Ky memorandum parasheh realizimin e projektit për konservim - restaurimin e Xhamisë së Emin Pashës në Prizren, ku implementimin do ta realizojë Agjencia ‘TIKA’ në përputhje me Ligjin për Trashëgimi dhe Ligjin për Ndërtim. Ndërkaq, MKRS-ja përmes këtij memorandumi obligohet që të bëjë sigurimin informatave dhe dokumentacionit të nevojshëm, të sigurojë lejen për miratim të projektit, si dhe të asistojë në koordinim me institucionet e tjera relevante për sigurimin e lejeve komunale, të pronarit dhe leje të tjera. BIK-u, ndërkaq, si pronar i objektit, obligohet të lëshojë lejen për implementimin e punimeve në këtë projekt konservues-restaurues./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›