E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet votimi për Hagelin

Një komitet i Senatit amerikan ka shtyrë votimin e konfirmimit për kandidatin e presidentit Barak Obama për sekretar të mbrojtjes.

Komiteti për Shërbime të Amrëve i Senatit ishte pro votimit mbi emërimin Chuck Hagel-it për këtë javë, por 25 senatorë republikanë bllokuan votimin dhe kërkuan nga Hagel të japë më shumë detaje personale financiare.
Ligjëvënësit dëshiruan që Hagel të shpjegojë më shumë se kush i financion fjalimet private të tijë, pasi që ai nuk ka asnjëlidhje me donatorë të jashtëm.

Hagel ka premtuar se do të japë dorëheqje nga çdo organizatë e cila do të mund të përbënte konflikt interesi.
Ndërkohë, Kryesuesi i Komitetit Carl Levin, tha se shpreson që sa më shpejtë të ri-caktohet data për votim./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›