Restaurohet fyelli kockor
15/03/2010 Janë fragmente kockash që mendohej se i përkisnin një instrumenti muzikor, ndoshta një fyelli. Në tetor të vitit të kaluar këto fragmente u sollën në Laboratorin e Konservimit dhe Arkeometrisë, pranë Qendrës së Studimeve Albanologjike. Pas pesë muaj restaurimesh dhe pasi të gjitha fragmentet kockorë të mbuluar nga balta, u pastruan dhe u zbulua se elementët kockorë të gjetur në ekspeditën e përbashkët shqiptaro-gjermane në 2009-ën në zonën historike të Lezhës ishin pjesë të një fyelli kockor.
Për realizimin e fyellit ishte përdorur fyelli i kockës; pjesa e jashtme e fragmenteve ishte rrumbullakosur me torno, zbukurimi ishte prej dy ose tre rrathëve që qarkonin pjesën, edhe këto të bëra me torno; brimat ishin shpuar me puno. “Nganjëherë puntoja ishte futur aq thellë, sa që kishte prekur edhe murin e pasmë. Tashmë duken mirë shenjat e lëna nga instrumentet e përdorura. Në disa raste sipas specialistëve vihet re një ulluk i sheshtë, që lidh vrimat, por që akoma nuk e kemi përcaktuar funksionin”, thotë Frederik Stamati shef i Laboratorit të Konservimit dhe Arkeometrisë. Ai pohon se, sipas arkeologëve, kemi të bëjmë me një gjetje që i takon shek I para Krishtit ose shek I mbas Krishtit. Puna po vazhdon akoma, jo vetëm për restaurimin maksimal, por edhe për të përcaktuar llojin e kockës, moshën ekzakte dhe për të kuptuar domethënien e kësaj gjetjeje.