Meshnuni vrasësit: ǒtë kam borxh që më pret me armë
15/03/2010 Shkodër, vrasja e biznesmenit ende pa autor. Pritet deklarata e gruas, dëshmitare në ngjarje
SHKODER- Policia dhe Prokuroria ende nuk ka mundur të zbulojë autorin dhe shkaqet e vrasjes së biznesmenit shkodran, 41-vjeçarit Astrit Meshnuni. Pas dy ditë hetimesh grupi i posaçëm hetimor i punës ka ngritur si pistë të vetme konkurrencën në fushën e ndërtimit. Kjo pistë u ngrit pas shumë hetimesh rreth konflikteve të mundshme që mund të kishte pasur shtetasi Meshnuni me shtetas të tjerë, duke filluar që nga fillimi i viteve ‘90-të, kur kishte punuar për rreth dy vite në polici.
Vrasja dhe hetimet
Policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje dhjetëra persona për të cilët mendohet se mund të kishin parë ose dëgjuar për autorin e larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Burimet policore shprehen se nga dëshmitë e grumbulluara deri tani si gjatë marrjes në pyetje, ashtu dhe në vendngjarje është arritur në konkluzionin se autori i vrasjes së shtetasit Meshnuni është një shtetas i shëndoshë dhe i shkurtër. Ky shtetas ka debatuar dhe më pas ka qëlluar për vdekje me breshëri automatiku shtetasin Meshnuni. Të njëjtat burime shprehen se autori nuk ka pasur automjet në vendin e ngjarjes ndaj është larguar me vrap nëpër rrugicat e ngushta të lagjes “Perash”, ku banonte shtetasi Meshnuni. Njëkohësisht grupi hetimor ka arritur të zbulojë se viktima, shtetasi Astrit Meshnuni, ka parkuar para banesës së tij rreth orës 20:45 minuta dhe ka zbritur nga mjeti i tij, ku ndodhej bashkëshortja dhe vajza. Sapo ka dalë nga mjeti ka parë përballë tij një shtetas me armë. Biznesmeni Meshnuni nuk ka tentuar të shmangej, por i është afruar dhe më tepër këtij shtetasi duke i kërkuar me zë të lartë se çfarë i kishte “borxh” që po e priste me armë në derën e shtëpisë. Pas këtyre fjalëve, autori ka qëlluar me breshëri automatiku drejt shtetasit Meshnuni, në fillim në trup dhe më pas në kokë. Plagët kanë qenë aq të rënda, sa edhe dërgimi shpejtë në spital dhe ndërhyrja e mjekëve ka qenë e kotë. Burimet policore shprehen se pavarësisht pistës së ngritur dhe dëshmive rreth konstruktit të autorit, pritet të merret dhe dëshmia e bashkëshortes së shtetasit Astrit Meshnuni, e cila ende është e tronditur nga vrasja e të shoqit në sy të saj dhe të vajzës së vogël. Të njëjtat burime sqarojnë se grupi hetimor ka dyshime se vrasja e shtetasit Meshnuni është bërë nga vrasës me pagesë. Njëkohësisht mendohet se autori nuk ka banuar në Shkodër, por në rrethe të tjera ose në Mal të Zi. Që nga mbrëmja e datës 12 mars, kur dhe ndodhi ngjarja, blutë kanë kontrolluar dhe me qen nuhatës gjithë zonën përreth banesës së shtetasit Meshnuni, ndërkohë që janë ngritur postblloqe të shumta në të gjitha rrugët që e lidhin qytetin e Shkodrës me pjesët e tjera të vendit dhe me Malin e Zi. Shtetasi Astrit Meshnuni njihej si biznesmen i suksesshëm në fushën e ndërtimin, ndërkohë që ishte pronar i rreth 50 dyqaneve të kompleksit të “Bixhistenit” të ri, të lokalit “Bexhisteni” dhe lokalit në kalanë “Rozafa”.