Falsifikimet me pensionet, 26 dosje në Prokurori
15/03/2010 Durrës, sigurimet shoqërore marrin në kontroll 235 dosje, 91 prej tyre me probleme
DURRES- Dega e Sigurimeve Shoqëror në Durrës ka zbuluar të tjera dosje, të cilat dyshohet të kenë në brendësi të tyre materiale e dokumente të falsifikuar për përfitim të paligjshëm të pensionit të pleqërisë. Vetëm në periudhën janar-10 mars 2010 janë vënë në tryezën e inspektorëve të sigurimeve 26 dosje një pjesë e të cilave janë bërë objekt i padisë penale. Oficerët e Policisë Gjyqësore nisur nga kallëzimi që ka bërë dega rajonale e Sigurimeve Shoqërore ka përpiluar padinë penale duke akuzuar disa shtetas për falsifikim të të dhënave të gjendjes civile, kryesisht ndryshime në vitin e lindjes. Të njëjta pohime nga sigurimet bëjnë të qartë se kanë marrë zgjidhje dosjet e kontrolluara nga KLSH një vit më parë. Mangësitë në dokumentacion, falsifikimi i moshës, ndryshimi i kategorisë së punës apo problemet me dokumentacionin shëndetësor kanë ndëshkuar një pjesë të përfituesve ilegjitim të pensioneve të pleqërisë dhe të invaliditetit. Pas 91 dosjeve të parregullta që u gjetën nga KLSH – ja, vet dega rajonale në Durrës e Sigurimeve Shoqërore ka zbuluar dhe 200 dosje të tjera nga Auditi i Fierit. Kanë qenë 235 dosje gjithsej objekt i kontrollit dhe nga ky numër, 91 dosje kanë përfunduar në procesin e hetimit të mënyrës se si është plotësuar dokumentacioni për të shkuar më pas në zbulimin e fenomenit të njohur të falsifikimit. Nga 91 dosje që janë bllokuar, 58 janë shqyrtuar përfundimisht dhe një pjesë e tyre u vendosen përballë organit të drejtësisë. Gjykata është shprehur përfundimisht duke u hequr të drejtën e përfitimit të pensionit, pasi përfituesi kishte abuzuar. Por kjo ka qenë vetëm një anë pasi togat e zeza kanë lënë afat për abuzuesit me ligjin që të kthejnë shumat që kanë marrë si pensionit t’i arkëtojnë për llogari të sigurimeve të gjitha shumat që ka marrë në 3 vitet e fundit. ndërsa gjykata ka detyruar pensionistin e rremë të kthejë paratë. Fill pas zbulimit të shumë dosjeve të falsifikuara kreu i Drejtorisë së Sigurimeve Shoqërore në Durrës, Frederik Tufa, pati deklaruar se në këto veprime të paligjshme kanë dorë punonjës të Drejtorisë së Sigurimeve Shoqërore dhe për këtë arsye janë detyruar të lënë punën 3 punonjës.