Retro/ Histori: Jean-Paul Sartre
21 qershor 1905
Periudha e parë e karrierës së Sartre, e përkufizuar më së shumti nga Qenia dhe asgjëja, i bëri vend një periudhe të dytë si intelektual dhe aktivist politik i angazhuar. Libri i tij i vitit 1948, Duart e Pista, eksploronte veçanërisht problemin e të qenit njëkohësisht intelektual dhe politikisht “i përfshirë”. Ai përqafoi marksizmin, por nuk u anëtarësua në Partinë Komuniste dhe mori një rol të dorës së parë kundër pranisë franceze në Algjeri. U bë një nga mbështetësit më të shquar të Frontit të Çlirimit Kombëtar dhe ishte një nga firmëtarët e Manifeste des 121. Doli kundër luftës në Vietnam dhe bashkë me Bertrand Russell-in e të tjerë organizoi një tribunal me qëllim ekspozimin e krimeve amerikane të luftës. Vepra e tij e rëndësishme e pas 1955-ës, Kritika e Arsyes Dialektike, u shfaq në vitin 1960. Aty ai i dha marksizmit një mbrojtje më të fortë intelektuale sesa më parë. Sartre shkoi në Kubë në vitet ’60, për t’u takuar me Castro-n dhe foli me Che Guevara-n. Pas vdekjes së Guevara-s, Sartre deklaroi se ai ishte “jo vetëm një intelektual, por gjithashtu qenia njerëzore më e plotë e epokës sonë dhe burri më perfekt”. Gjatë një greve urie kolektive në vitin 1974, Sartre vizitoi udhëheqësin e Fraksionit të Ushtrisë së Kuqe, Andreas Baader, në burgun Stammheim dhe kritikoi kushtet e këqija të izolimit të tij. Aty nga fundi i jetës Sartre përqafoi anarkizmin. Jean-Paul Charles Aymard Sartre u lind më 21 qershor 1905.