E Shtunë, 31 Tetor 2026

Retro/Press: Ismail Qemal Beu

Që prej shumë kohe mësum nga gazetat e huaja që Ismail Qemali Beu vajti në Cetinë. Ca prej këto shkruanin që Ismail Qemali ish dërguar prej Turqisë për të bindur kryengritësit të kthehen nëpër shtëpit e tyre.

Gazeta hjonë pa humbur kohë, dyke marrë nër sy këtë udhëtim, kritikoj me arësye deputetin tonë, dyke i përmendur dhe shuplakat që mori në parlament.

Qemal Beu si dolli jashtë kufive të Turqisë përgënjeshtroj që ish i dërguar nga Turqia dhe shtoi që si Shqiptar të merret vesh ay vetë për s’afërmi me bashkëatdhetarët e tij dhe të mësojë kërkimet e tyre.

Me 17 të këti muaji gazeta Boson Ame Rican, siç e botoj dhe Dielli javën e parë, botoj një intervin që bëri korrispondent ‘i saj në Vienë me deputetin tonë përmi punët e Shqipërisë. Ismail Qemali si rrëfeu me ngjyra të zeza vojtjet dhe gjithë prishtjet e shkretimet që ka bërë ushtëri e Torgut Pashës, shtoj dhe të dymbëdhjetë kërkimet që kërkojnë Kryengritësit, të cilat u bënë kur ish ky në Cetinë: “Nuk kërkoj më gjë, tha, të cilën të mos t’a ketë zotuar konstitucia nër kombet që jetojën në Turqi. Jemi më të fortët besnikë të mbretërisë otomane. Duam shiguri që të mos përdoren ato bënja anti-konstitucionale të guvernës turke. Qeveria të respektojë fetë dhe zakonet e vjetëra t’onat; të njohurit e kombësisë shqiptare, të shigurohet liria e njeriut nër zgjedhjet, të ndryshuarit e systemit ushtetëror, të organizohen këshilla të përgjithëshme për punët e vilaeteve, gjuhën shqipe nër shkolat tona, të ndryshohet methuda e valinjave dhe të tjerëve meëmurë të lartër, të vihet një njeri nga guverna për të vën n’udhë këto reforma; një pjesë nga pagesat të prishet për nevojat e vëndit. Të ndëruarit e katundeve q’u-doqnë prej ushtrisë turke me të holat e guvernës, e dhe të dhënit nënë kondicje armët që na i mori”.

Këto u -botuan nër gjithë gazetat e botës. Kio thirrja e tanishme, përpara atyre që janë botuar nga komitetët t’anë, është e kundërtë. Nyj i parë i ç’do thirjeje ka qenë: Vetëqeverim i Shqipërisë nënë mbretërinë ottomane me shiguri të Fuqive të Mëdha; pastaj bashkim i të katër vilaeteve Janinë, Manastir, Kosovë, Shkodër; ushtëria të organizohet në Shqipëri dhe vetëm në kohë lufte të luajë nga vëndi i saj; nga pagesat një pjesë vetëm të dërgohet në Stamboll, të tjerat të prishen në vënt, dhe gjuha shqip zyrtare në Shqipëri.

Vetëm nyj i parë është mjaft të përmbledhë gjithë kërkimet. N’ato që ka thënë Ismail Qemali as vetëqeverim pamë, as gjuha shqip zyrtare në Shqipëri. Ky ndryshim kaqë i math na bën të mendojmë dy gjëra. A i bindi Kryqngritësit deputati ynë nër mendimet e tij, a se ky i thotë nga vet e tij, dhe i dërguari i Turqve si diplomat i math më nj’anë godit methudat e egëra të tyre, të cilat ndyshe s’munt t’i përgënjeshtojë, m’anë tjatër bën ëndër Autonomin e Shqipërisë edhe përpiqet për të forcuar ottomanismin, dyke kërkuar të vihen n’udhë nyjet e Konstitucionit Turk.

Në besofshim se Malësorët të lodhur e të kapitur nga luft e egër dhe e pafundëshme, te urët dhe pa nonjë shpresë ndihme, nga neovja u -bintënë nër këto kërkime, po Mirditasit që deklaruan vetëqeverimin e Shqipërisë dhe vunë governor të përtanishmëshmë, do të binden vallë nër këto? Edhe Toskët të cilët zbatuan Gjirokastrën, Tepelenën dhe tani kanë rethuar Vlorën, do të kërkojën të tilla? Flamuret e Skëndërbeut, që sot po valojnë nër shumë vise të Shqipërisë, do të unjen do të varrosen përsëri nënë atë t’osmanit? Përsëri me gjak edhe me sakrifice të Shqipëtarit do të ngjallim gjarprin dhe armikun e përjetshmë?

Gazeta jonë, si e vetëmja që punon për autonomi, lipset të mbushë qëllimin e saj plotërisht. Sado që të na zotohet kurkush, sado i ditur dhe optimist që të jetë, s’munt të shresojmë rrojtje të mirë nga Turqia; të katër shekujt e gjysmë jetimi me te, e përgënjeshtrojnë këtë zotim.

Që të përshkruajn këtu dëmet që do të na bien mi krye, është tepër, po vetëm do të flas për punë e gjuhës, e cila siç thotë Ismail Qemali, të viret vetëm nër shkollat t’ona. Po në të guevernës dhe të veçantat si të grekomanëve etj, që mbahen me të holla të huaja? Atje pa dyshim as fare edhe fanatismi do të ushqehet me tepër nga të dy anët, si nga Grekomanët ashtu edhe nga Turkomanët, nër shkollat tona ‘djem do të mësojën? Më një qint një si edhe tani/ kur të jetë shqipja zyrtare në qeveri atëhere pa shtrënguar fare Grekomanët e Turkomanët do t’a mësojnë vetë gjuhën e tyre, edhe do të interesohen për përparimin e saj. E dyta: me e madhja është shigurimi që duhet të na japë guverna, sa të shkuarat na bënë pesimistë me pahir. Pa shigur të Fuqive të Mëdha a të nonjë Fuqie kurrë s’munt të rrojmë me ujkun.

Ky është një mendimi t’im, se natyrisht ç’do njeri i qytetëruar ka detyrë të apë mendimin e tij dhe botërisht po, nënë kondicje që të mos dalë jashtë ku fise zhurmalismit, pra si anëtar i pandarë i anës kombëtare mpronjës dhe përkrahës i programit të gazetës sonë shtrëngoheshem të shkruaj këto dhe të them dhe një herë se i vetëmi shpëtimi ynë është Autonomi e Shqipërisë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›