Retro/ Histori: Kisha e Satanait
30 prill 1966
Në vitet ’50 Anton LaVey formoi një grup të njohur si Urdhri i Trapezit, i cili më vonë u bë i njohur si Kisha e Satanait. Kisha e Satanait u themelua në një vilë, që më vonë u bë e njohur si Shtëpia e Zezë në San Francisko të Kalifornisë, më 30 prill 1966, nga Anton Szandor LaVey, i cili shërbeu se Kryeprift i saj deri në vdekjen e tij në vitin 1977. Vitin e parë të themelimit, LaVey dhe Kisha e Satanait performuan martesën publike të Judith Case dhe gazetarit John Raymond. Kisha gjithashtu performoi një funeral për një anëtar të sajin, Edward Olson, me kërkesën e bashkëshortes së tij. Kisha e Satanait është bërë subjekt librash, revistash dhe artikujsh gazetash gjatë viteve ’60 e ’70. U bë gjithashtu objekt i një dokumentari, Satanis, në vitin 1970. LaVey u shfaq edhe në filmin e Kenneth Anger Invocation of my Demon Brother, dhe ishte këshilltar teknik në Devils’ rain (Shiu i Djallit) me aktorët Ernest Borgnine, William Shatner e John Travolta. Kisha e Satanait u paraqit gjithashtu në filmin e Luigui Scattini-t Angeli Bianchi, Angeli Neri (Engjëj të bardhë, engjëj të zinj), i shfaqur në Amerikë me titullin Witchcraft ’70. Sipas Peter H. Gilmore, “Satanizmi fillon me ateizmin. Ne fillojmë me universin dhe themi “është ndryshe. Nuk ka Zot, nuk ka Dreq. ǒe vret mendjen!”.